Maksim Musabelliu rikonstrukton me fondet e veta private lapidarin e Kulmakut

Maksim Musabelliu rikonstrukton me fondet e veta private lapidarin e Kulmakut

 

 Doktori stomatolog, një nga personalitet e njohura të Skraparit, jo vetëm për profesionalizmin e tij, por edhe për një një cilësi tjetër, që rrallë e ndesh tani, ndjeshmërinë filantropike dhe njerëzore, këto ditë me kontributin e tij financiar, ka rionstruktuar lapidarin e Kulmakut, një nga simbolet historike që përjetëson ngjarjen më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Skrapar, formimin e Çetës Plakë të Skraparit.

Ky është një veprim dhe gjest i radhës bamirësie i tij, pasi edhe më herët ai, heshtur dhe pa bujë, u është ndodhur pranë njerëzve në nevojë, dhe veçanërisht njerëzve të kulturës dhe të artit me sponsorizime, siç i quan ai “modeste”.

Si ishte dhe…si u bë

 

“Nuk e shikoja dot në atë gjendje,  – shprehet  Maksi për lapidarian e Kulmakut, – kur këtu vijnë shumë njerëz dhe gjithçka rretherrotull ndrin, ndërsa ai atje si jetim, i mpakur e i rrëgjuar nga koha nxinte.

 

 

Por kisha edhe arsye të tjera që më shqetësonin në ndërgjegje sa herë që kaloja këtu.

 

Ai është krenaria e fshatit tonë, Ujanikut, ku janë emrat e pesë kushërinjve tanë, mes tyre i komandantit Mestan Ujanikut dhe babait tim, Qemalit”.

Lapidari i rikonstruktuar