Mall për Adriatik Bakiasin, Dikun tonë të mirë e të paharrueshëm!
Lavdimir Myslimi
Vështirë të shkruash për shokun e fëmijërisë, të rinisë, për një mik.
Qyteti ynë ka qënë i vogël dhe ishte vlerë respekti ndaj njëri – tjetrit. Ishte një lidhje që sot na mungon. Ashtu si na mungojnë njerëz që kishin vlera,që lanë emër të mirë. Dhe kur ata ikin para kohe nga kjo botë bringa rritet.
Këto ditë dhjetori ai do të mbushte 61 vjeç. Dhe do të festonte.
Eshtë fjala për Adriatik Bakiasin…
U lind në Plug të Lushnjes, ku kishte një komunite tskraparllinjsh.
Në vitin 1966 familja e tij, për nevojat e mëdha që kishte në atë kohë rrethi, erdhi përsëri në Skrapar.
Ishte djali i madh i shtëpisë, i dy prindërve të thjeshtë e punëtorë. Mbaroi gjimnazin në Çorrovodë dhe më pas univeristetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit për mësuesi.
Punoi mësues në Mëlovë, më pas në Bibliotekën e qytetit.
Pas viteve ’90 shërbeu në radhët e gjyqësorit në Gjykatën e Skraparit dhe më pas nëTiranë, në profesion të lire si avokat.
Korrektdhe i gjendur për secilin.
Dhe atëherë kurjeta e familjes së tij nisi të rregullohej dhe nisi të gëzohej për ecurinë e arritjet e vajzave që u bënë të suksesshme, nisi sëmundja. Prindërit, motra e vëllai e vuajtën shumë, bashkëshortja po se po. Po sëmundja ishte e rëndë e fatale dhe në prag të ndërrimit të viteve, një vit më pare Diku u nda nga jeta.
Dhimbja ishte e madhe edhe për shoqërinë. Këtë e ndjeva edhe unë.
Iku një vit. Ai kujtohet dhe mbetet i paharruar!