Mbrëmje artistike: 80 vjet udhëtim poetik i Xhevahir Spahiut

Mbrëmje artistike: 80 vjet udhëtim poetik i Xhevahir Spahiut

 

 

Është organizuar dje, më 24 mars 2025, në Akademinë e Filmit “Marubi” një mbrëmje poetike me të ftuar specialë, akademikë, shkrimtarë, artistë, miq dhe familjarë të poetit, një mbrëmje nga ato lloj bashkimesh artistike, ku fjala poetike bëhet dritë dhe kumti kthehet në art.

 

 

Veprimtaria u organizua me mbështetjen financiare të Familjes dhe fondacionit “Fan Noli”, bazuar në libretin e shkruar nga Arjan Leka, në rrefimet e djalit të Poetit, Orges Spahiu, në interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka dhe Violeta Trebicka, shoqëruar në pjano nga Gjesika Aliaj dhe Erbli Zade.

 

 

Mbrëmja kaloi në një atmosferë tepër të gëzueshme. U duartrokitën dhe ngjallën emocione të veçanta rrëfimet e Orges Spahiut, veçanërisht ato që bënin fjalë për një anë tjetër të Poetit, pak të njohur, që është familja, marrëdhëniet në të, ku dhe aty spikat autoriteti, personalitetit, karakteri i fortë, por dhe shpirti i butë dhe natyra e urtë njerëzore e Xhevahir Spahiut.

 

 

Se, Xhevahir Spahiu, siç ka thënë një mik i tij, është i madh “edhe kur pret thonjtë”.