“Megali idea” dhe “Naçertanie”, dy platformat shoviniste fqinje ndaj shqiptarëve

“Megali idea” dhe “Naçertanie”, dy platformat shoviniste fqinje ndaj shqiptarëve

Shqiptarët, 182 vjet në shënjestër të qarqeve shoviniste fqinje

 

“Megali Idea”

 5 qershor 1844. Lind dhe zyrtarizohet për herë të parë nga Greqia platforma ideologjike e Megali Idesë (Idea e Madhe) kundër shqiptarëve. Po atë vit, më 1844, edhe Serbia vuri në themel të politikës së saj kundër shqiptarëve të ashtuquajturën “Naçertanie”.

Kanë kaluar 170 vjet që kur më 5 qershor të vitit 1844 kryeministri grek, Koleti formuloi dhe shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri në histori me emrin “Megali Idea” (“Ideja e Madhe”).

 

Sipas këtij programi, Greqia si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), ku do të bënin pjesë jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit.

 

“Megali Idea” përfshinte në kufijtë e Greqisë së Madhe edhe tokat shqiptare. Me këtë projekt, në veri në fillim përfshihej në kufijtë e Greqisë gjithë Shqipëria, kurse pas viteve ’60 caktohej si kufi verior herë lumi Drin, herë Shkumbini, ndërsa shovinistët më të moderuar grekë e çonin atë deri te lumi Vjosë.

Për realizimin e kësaj platforme qeveria greke parashikonte të hidhte në Shqipërinë e Jugut çeta të armatosura, të cilat do të provokonin kryengritje dhe do të përgatisnin truallin për aneksimin e këtyre territoreve nga Greqia. Ajo u orvat të shfrytëzonte për qëllimet e saj edhe kryengritjet shqiptare, sidomos ato të Shqipërisë së Jugut, siç ishte ajo e vitit 1847, kur kryeministri grek Koletis hyri në bisedime me Zenel Gjolekën, të cilat, për shkak të synimeve ekspansioniste të Athinës, dështuan.

 

“Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit. Me formimin e shtetit grek, Patrikana e humbi dora-dorës karakterin ekumenik që kishte më parë dhe u kthye në një kishë greke, në një aleate e Greqisë. Kështu që kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u kthyen në vatra për të helenizuar besnikët e nxënësit që i frekuentonin ato.

 

“Naçertania”

 

Po atë vit, më 1844, ministri i Serbisë I. Garashanin shpalli programin që do të vihej në themel të politikës serbe e që është i njohur në histori me emrin “Naçertanie” (“Projekt”).

 

Edhe qarqet politike drejtuese të Serbisë, ashtu si ato të Greqisë, me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga zgjedha osmane, synonin të krijonin një shtet të madh, që do të përtërinte perandorinë mesjetare të Stefan Dushanit. Në kufijtë e kësaj perandorie të re, sipas “Naçertanies”, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”.

 

 

Të dy programet kishin karakter shovinist. Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtonin idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë.

 

Greqia pas Luftës së dytë Boterore bëri genocid me çamet myslimanë. Por e ndjeu vten të detyrar të parnonte vijën kufitare se kishte frikë se mos i vinte ndonje goditje nga kampi ku bënte pjesë Shqipëria. Por edhe sot nuk e hoqi Ligjin e Luftës kundër Shqipërisë qe solli pasoja direkte edhe për të sotmen për pronat ende të patejetërsuara të çamëve.

 

Për fat të keq nga qarqe të caktuar greke, madje edhe në qeveri, ecin me platformën e dikurshme të Megali Idesë, të cilat, nga paaftësia e shtetit shqiptar, janë realizuar edhe në territorin shqiptar, si varrezat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës Italo-greke, shkollat greke në territorin shqiptar, probleme kishtare etj.