Mehmet Korita, historia e një patrioti të mençur dhe trim
Demir Korita
U lind rreth vitit 1867 në Koritë. I ati, Beshiri, ishte vëllai i pestë dhe i një motre, Neslikos, e cila u martua në Ujanik me Zybo bej Ujanikun, një familje e pasur dhe që ishte stërgjyshe e Mestan Ujanikut të famshëm.
Si familje kishin prirje arsimin. Kështu nga xhaxhai i tij, Rushiti (1860-1887) përfundoi studimet në Turqi, emërohet nëpunes në Janine, i cili pas një viti pune (ishte 27 vjeç), gjendet i vdekur (viti 1887). Një djal i xhaxhait të tij, Xhelalit, Pashua (1885-1910) pasi përfundoi një shkolle turke, shkoi në Turqi e nuk u kthye pa adresë.
Mehmeti zotronte dy gjuhe të huaja, turqisht dhe greqisht. Familja e tij, si gjithë familjet e Skraparit, jetesën e mbështesnin në prodhimet blegtorale dhe atë pakë bujqësi, pasi ajo ishte mjaft primitive dhe e prapambetur. Megjithë këto kushte, familja mundi t’i përballoi me sukses krizave të kohës dhe vdekshmerisë së madhe të viteve 1892-1903; 1917-1923, 1933, etj.
Rinia në Koritë
Në këto kushte, Mehmeti u rrit e kaloi rininë e tij në Koritë, në një familje të madhe prej më se 25 frymë. Ai u ushqye me ndjenjat patriotike dhe urrejtjen antiosmane. Ishte djal i shkathët dhe inteligjent, cilësi të cilën e shfaqi gjatë gjithë jetës së tij. Ai diti të orientohej drejt, duke qënë në krahë të forcave kryengritese dhe vegjëlise.
Sipas të moshuarëve kujtonin se Mehmeti shkonte në Vërzhezhë tek Jashar Hysi i parë, bija e të cilit ishte gruaja e xhaxhai të Mehmetit, Nures, ku ishte një shkollë turke, i cili merrte mësime në gjuhën turke, por ai asnjeherë nuk u ndikua nga propoganda e tyre.
Në Skrapar kishte filluar një lëvizje antiturke, të cilët në mënyrë të hapur sabotonin shkuarjen e djemëve nizam, kundërshtonin taksën dhe xhizdjen. Kleriku bektashi i Backës, baba Abedini në teqen e tij, me ndihmën e Petro Luarasit hapi kurse të gjuhes shqipe.
Në ato ditë të vështira u bënë bashkë përpjekjet e iluministëve e luftëtareve për të gjitha trevat shqiptare. Mehmet Korita (Radëshi) ishte lidhur me elementë patriotë në Stamboll e Selanik. Në këto klube shpërndaheshin fshehur pjesë nga libra të Sami Frashërit, vargje të Naimit, të cilat bënë që të ngrinin peshë zëmrat e këtyre mëmëdhetarëve.
Pas vitit 1900
Pas vitit 1900, Mehmeti 35 vjeçar e shohim të kthehet në fshatin e tij të lindjes, por tashmë me një vizion më të qartë për çështjen kombëtare. Në Skrapar ai kishte mjaft miq e shokë, Mehmeti u lidh e bashkëpunoi me Ali bej Hysin, Mehmet bej Dusharin, Sali Butkën, Mehmet Pavarin, Muço Kapinovën, Hazbi Satka, Sabri Sulçen, Riza Vërzhezha, Dervish Iljazin, Servet bej Zaloshnjen, ku shtëpia e tij u bë bazë për patriotët e disa krahinave.
Aty nga fundi i vitit 1903, në vjeshtën e pasme (dhjetor), Mehmeti martohet me Meton, të bijën e Myftar Qamos nga fshati Novaj, një familje e madhe dhe e kamur. Aty në Koritë lindën, u rritën e u edukuan tre djemë, Rexhepin, Abazin e Kadriun dhe një vajzë Esmanë.
Në vitet 1905 – 1908 në Skrapar u krijuan shtatë çeta me luftëtarë. Si një njeri plotë energji, trimëri e zgjuarësi, i fjalës e i nderit për çështjen kombëtare, Mehmeti mori pjesë në dy kuvëndet e Frashërit (1906-1908) dhe të Çorrovodës më 1911, ku u zgjodh Komiteti i Skraparit për çlirimin nga Turqia.
Në frymen e vendimeve të Frashërit, Mehmeti së bashku me Dervish Iljazin (Qafoku), ishin ideatoret për krijimin e një çete në zonën e Qëndrës, dhe në bashkëpunim me Ali e Pasho Hysin, Riza Shahinin, Azbi Satkën e Sabri Sulçen ngritën çetën patriotike me komandant trimin Sakoll Satkën ose Radëshin, në përbërje të së cilës ishin luftëtarë nga Vërzhezha, Mollasi, Radëshi, Korita, Gradeci, Vëseshta.Në të ishin edhe Gjolek dhe Ferhat Korita, kushëri i parë i Mehmetit.
Menjëherë kjo çetë bashkëveproi veprimet luftarake me çetat e tjera të Skraparit, që komandoheshin nga Servet Zaloshnja, Lace e Zoto Backa, Sulejman Spathara, Avni e Muço Kapinova, Ali Çepani (Farmaqi) u angazhuan në goditjen e forcave turke në krahinen e Skraparit, Përmetit, Kolonjës, etj.
Në verën e vitit 1911, në Skrapar vepronte komiteti për çlirimin nga Turqia, të përbërë nga Hasan Koprëncka, Muço Kapinova, Dule Koprëncka, Asllan Guda, Sinan Leshja, Jaçe Gjergjova, Asllan Vëseshta, Shemsi Hajro,Sabro Kallajnxhiu,ndër ta dhe Mehmet bej Korita (Radëshi .
Të rëndësishme për patriotët e Skraparit dhe për Mehmetin qënë vendimet e Kuvëndit të Sinjës, që u zhvilluan me 23 korrik 1912 me udhëheqës të Shqipërisë si jugut.
Në gushtin e vitit 1912, çetat përbëheshin me rreth 400 luftëtarë, të cilët ashpërsonin luftimet kundër postave turke në gjithë Skraparin, dhe më 12 gusht sulmuan e asgjësuan garnizonin turk në Çorovodë, duke çliruar përgjithmon Skraparin nga zgjedha turke, katër muaj para shpalljes së Pavarësisë. Më pas punoi për angazhimin e forcave patriotike për të marrë pjesë e mbrojtur kuvëndin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Po ashtu, u organizua një forcë për të mbrojtur krahët nga mundësia e ndonjë sulmi nga jugu, prej forcave të andartëve kriminale greke.
Ndërkohë kryetari i qeverisë së parë të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali përgëzon rreth 4000 luftëtar të Skraparit duke i cilësuar “fatosa” e “kreshnikë”, që për një vit e gjysëm nuk i lanë shovinistet grek të shkelnin Skraparin.
Ndërmjet këtyre “fatosave” dhe “kreshnikëve” qe dhe Mehmet Korita.