Memo – Histori / Foto të rralla të ushtarëve italianë në Galinat e Qafës në Skrapar

Memo – Histori / Foto të rralla të ushtarëve italianë në Galinat e Qafës në Skrapar

Këto foto të ushtarëve italianë në Luftën Italo – Greke m’i ka dërguar një miku im, i ka gjetur në një botim të Ministrisë së Mbrojtjes Italiane. M’i dërgoi mua, pasi, sipas diçiturave në fund të tyre, këto foto janë bërë nëfshatin tim,në Qafë të Skraparit në vitin 1940.

Atë vit italianët janë dislokuar për disa muaj në Galinat e Qafës, një vend strategjik, ku janë zhvilluar disa beteja luftarake që në Luftën e Parë Botërore mes Italisë dhe Austro-Hungarisë, në Luftën Italo – Greke, në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare me luftime të ashpra mes Batalionit Partizan “Margarita Tutulani” dhe forcave gjermano- balliste etj.

 

Lufta e Galinave të Qafës mes italianëve dhe grekëve ka vazhduar dy ditë, ku italianët u mundën keqas.

 

Por le të kthehemi tani tek fotot:

Fotoja e parë është bërë në oborrin e shkollës së Qafës, e ndërtuar që në vitin 1936 nga Dervish Rexhepi, bir i këtij fshati.

Dy fotot e tjera janë  bërë në Galinat e Qafës, ku ushtarët italianë kanë zënë  pozicione luftimi . (Z. Hoxha)