Memo-histori/ Jahja dhe Xhaferr Flamuraj, dy këngëtarët popullorë të Gjerbësit që bënë të heshtnin sazet e famshme të Delvinës

 Memo-histori/ Jahja dhe Xhaferr Flamuraj, dy këngëtarët popullorë të Gjerbësit që bënë të heshtnin sazet e famshme të Delvinës

Nesim Alushani

 

Jahja Sheme Flamuraj (1870 – 1955) ka lindur në Gjerbës të Tomorricës. Tregojnë se Jahjaj në rininë e tij dallonte nga moshatarët, pasi këndonte bukur. Dhe për këtë dhunti të tij, e merrnin në dasma e gëzime, jo vetëm mëhalla dhe fisi, por edhe fshati edhe miqësia e largët.

 

Falë muzikalitetit të zërit, fama e tij kaloi kufijt e fshatitit dhe të krahinës së Tomorricës. Duke u angazhuar në ahengje, dasma dhe gosti, sipas mentalitetit të kohës, ai u quajt dembel, ahengxhi, që vetëm këtë punë dinte të bënte. Dhe vërtet ashtu ishte, se ai ishte një artist i lindur për këngën.

Fama e Jahjat si këngëtar, i kaloi kufijt e Tomorricës. Ai këndonte jo vetëm këngë tradicionale të trevës ku jetonte, por edhe edhe ato me motive të krahinave fqinjë, Gorës, Oparit, Devollit, Leskovikut dhe të Përmetit.

 

Dhe, ç’ishte më interesante dhe e veçantw, si një kompozitor i kohës, kishte krijuar motive të   veçanta të përzierjeve tw nuancave muzikore të këtyre krahinave, duke përcjellë një vijë melodike krejt të re.

Aftësia e tij intepretuese ishte e paarritshme, sepse ishte në gjendje edhe të improvizonte gjatë këngës.

Jahjaji ishte marrësi i këngës, ndërsa pritësi ishte kushëriri i tij, Xhaferr Flamuraj, me zë tenori, që gjithashtu ishte usta i këngës. Kënga më e preferuar e Jahjat ishte “Shamija e kuqe në majë të kokës”.

 

Në librin “Nën Hijen e Flamurit”, autori Adem Flamuri na sjell një dëshmi interesante për këtë çift këngëtarësh që bënë emër për kohën që jetuan.

 

Gjatë shërbimit ushtarak në Sarandë gjatë viteve 1960, u ndodha me një grup ushtarakësh në Delvinë, ku rastësisht takova një në një lokal një burrë të moshuar nga ky qytet, – shkruan ai në libër. Mbasi u prezantuam, më tregoi një ndodhi interesante të shumë viteve më parë, para Shpalljes së Pavarësisë:

 

Një ditë Xhelal Bej Koprëncka, që në atë kohë ishte komandant i xhandarmërisë së Janinës, kishte vajtur si mik te bejlerët e Delvinës, sepse kishin për të bërë një bisedë me shumë rëndësi. Me vete kishte marrë edhe dy këngëtarë, me sa mbaj mend, njëri quhej Jahja Gjerbësi, ndërsa tjetri qe një burrë me trup të madh, emri i të cilit nuk më kujtohet.

 

“Në fillim të muhabetit këngëtarët u vendosën aty ku qëndronin Sazet e famshme të Delvinës. Unë në atë kohë isha i ri dhe shërbeja aty.

 

Sabri Flamuraj, i biri i Jahjait

 

 

Në një moment i zoti i konakut i thotë Xhelal Beut: – urdhëron e na nderoni me ato këngët tuaja të bukura!

 

Sakaq Jajhjai ia mori me atë shokun në krah, por, për fat të keq, kënga nuk u vajti hiç, prandaj ngdaluan menjëherë.

 

-Këta ke, mo Xhelal Bej, tha i zoti i shtëpsë më një farë ironie në buzë.

 

Xhelali u ndje keq. Po kështu në atë moment pash edhe sedrën e atyre dy burrave që nuk e përshkruaj dot. Atëhere filluan sazet e Delvinës që mbushën atmosferën me muzikë.

 

Në këtë kohë Jahjai me shokun e tij mbushën kadatë e rakisë, rrëkëllyen dy atri radhë njëra pas tjetrës dhe më pas ia morën këngës siç dinin ata!

Sazet pushuan. I gjithë konaku u befasua nga kënga e tyre, nga dera fusnin kokën gratë dhe shëbëtoret për të parë dhe dëgjuar.

 

-Dëgjo, o Xhelal Bej, – i thotë i zoti i shtëpisë, ka saze me nam Delvina, por paska edhe saze përmbi saze”!…

 

Veç sa shkruan Ademi, kjo ngjarje tregohej edhe në Gjerbës nga vetë Jakja dhe Xhaferri. Jakja ndërroi jetë në vitin 1955.

 

 

Shënim:

Xhelal bej Koprëncka, përfaqësues i Skraparit që ka firmosur aktin e Shplljes së Pavarësisë në vitin 1912. Kishte lindur në Koprëncë në vitin 1876.

Kishte kryer Akademinë Ushtarake të Stambollit. Pas përfundimit të studimeve u emërua në komandant i Xhandarmërisë së Janinës.

Ngjarja e mësipërme bën fjalë pikërisht për ato vite kur ai ka qenë me shërbim në ato anë.