Memo-histori: Kush ishte Ali Spahiu, skraparlliu që në vitin 1903 drejtoi Bashkinë e Vlorës
Ali Spahiu lindi në Malind në vitin 1853. Mësoi që në fëmijëri persisht e osmanisht në shkollen turke në Sevran, nën drejtimin e patriotit Hysen Sevrani.
Mbaron medresenë në Berat, pastaj kryen dhe gjimnazin “Zosimea” në Janinë, ku njihet me vëllezërit Frashëri e me patriotë të tjerë, si: Halit Bërzeshta, Hamid Filati etj. Nën ndikimin e tyre përfshihet në veprimtarinë e gjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndërkaq fiton konkursin në Stamboll në fakultetin e Shkencave Politike Juridike Administrative dhe e mbaron me sukses 1880-1884.
Pas mbarimit te studimeve të larta shërbeu në shumë detyra të rëndësishme në Perandorinë turke. Njohja me Shahin Kolonjën i dha shtyse punës ëe tij si patriot. Më 1903 emerohet kryetar i Bashkise se Vlores.
Gjatë gjithë jetës së tij u perpoq për hapjen e shkollave shqipe, për të drejtat e mohuara të shqiptarëve nga Porta e Lartë. Për këtë pushohet nga puna në prill 1907 dhe emërohet në Manastir.
Në Qeverinë e Ismail Qemalit shërbeu në poste të rëndësishme.
Mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe pse i moshuar.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë Këshilli Bashkiak i Vlorës e shpalli “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe Bashkia e Vlorës një rruge i vuri emrin e tij.
Duhet falenderuar studiusi i njohur vlonjat, Bardhosh Gace, për nxjerrjen në dritë të veprimtarisë të kësaj figure që nderon dhe pasuron historinë e Skraparit.