Memo-histori / Syle Shallari nga Greva, kapedanka legjendare tomorricare që tmerroi xhandarët turq

Memo-histori / Syle Shallari nga Greva, kapedanka legjendare tomorricare që tmerroi xhandarët turq

Xhevdet Shallari

 

Sipas llogaritjeve që bëjmë ne sot, ngjarja mund të ketë ndodhur në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20, kur ende në Turqi nuk kishte filluar Revolucioni Xhonturk apo siç quhej, Hyrjeti.

 

Në atë kohë, në Grevë të Tomorricës ishte një grua, nga ato që në Veri të Shqipërisë quheshin “burrnesha”, ndërsa në Jug, “kapedane”. Kjo quhej Syle Shallari. Ishte e bija e Agush Ajasllarit po nga Greva, i cili mbante nofkën “Qime”. Me këtë nofkë ishin katër familje, familja e Agushit, e Xheladinit, e Sades dhe e Karafilit, të cilët janë mbajtur të “fortët e fshatit” ose “lagjja e sherrit”.

 

Sylja u martua me Adil  Shallarin në Grevë. Lindi dy djem, Alon dhe Muratin. Sylja ishte zonjë me natyrë të ashpër, por shumë shumë e mënçur. Duhet të mendoheshe shumë para se të se të hyje në debat me të.

 

Kur iu rritēn djemtë, Alua shkoi në  Stamboll, punonte në shtrimin e rrugëve. Murati shkoi ushtar (nizam). Veç djalit, në ushtrinë turke ajo kishte edhe vëllanë, Yzeirin. Yzeiri e mori Muratin në repartin e tij.

 

Pas disa kohe të pakënaqur dhe të mërziur, Yzeiri me Muratin ikën nga ushtria osmane dhe erdhën në Grevë. Por pa kaluar muaji, dy ushtarē turq erdhën në Grevë  për tē marë dy të arratisurit.

 

Në fund të fshatit xhandarët turq takuan dy barinj. Ata i pyetën për Yzeirin e Muratin. Barinjtë i gënjyen,  u thanë se nuk janë këtu. Pas kësaj, njëri nga barinjtē  u nis me vrap nē një rrugë që priste shkurt dhe erdhi e lajmëroi se po vinë xhandarët.

 

Sylja u vesh si burrë , vuri jataganin në brez dhe shkoi te Shtegu  i Hamitit. Ky shteg nuk shihet nga larg. Këtu Sylja i priti. Shtegu ishte i lartē, me ledh e mur guri dhe vazhdonte  lart për te shtëpia e Hamit Bakillarit.

 

Kur xhandarët vunë këmbën në shteg, Sylja me jatagan në dorë iu turr si shqiponjë. Xhandarët u gjendën të befasuar nga ky sulm i papritur. Të tmerruar ia mbathën, ikën.

 

Këtë ngjarje e tregonin pleqtë e fshatit si: Xhevat Ajasllari, Kamber Ajasllari, Musa Hajdëri , Verizon Hajdëri, Neim Shallari, Xhaferr Ajasllari e të tjerë.

 

Pas kësaj ngjarjeje, Yzeiri e Murati nuk mund të qëndronin në Grevë. Ikën në Grabovë të Gramshit te Rusi, e kishin mik. Pas ca kohe edhe aty u zbuluan. Dërguan shumë ushtarë dhe i rrethuan. Thirrjes së ushtarëve turq për  t’u dorëzuar, ata i u përgjegjën me armë. Lufta vazhdoi gjatë. Kur e panë se po u mbaroheshin municionet, vendosën të çajnë rrethimin. Dolën nga shtēpia e u hodhën mbi turqit.

 

Në këtë përpjekje pēr të çarë rrethimin, Yzeiri  u vra, ndërsa  Muratin e kapën dhe e dēnuan me burg  në burgun “Jedi Kule” të Stambollit.

 

Kur vajti Alua ta takonte, se ai punonte në Stamboll, shkoi te dritarja e i thirri: “Ngreu të të shoh”!…”Nuk ngrihem dot se më kanë lidhur duar e këmbë”, I tha ai.

Edhe aty ia kishin frikën, ndaj e kishin lidhur me zinxhirë. Pasi bëri gjashtē vjet burg, duke paguar dhe flori me ndërhyrjen e Ali Grëmshit, i cili ishte sipërmarrës i rrugëve në Stamboll, u lirua dhe erdhi në Grevë.

 

Sa erdhi që andej u lidh me çetat kryengritëse rilindëse, Në 1910 në Çorovodē, bashkë me Bejdo Ajasllarin, luftuan kundër turqve.

 

Yzeiri kishte martuar mbesën vajzën e vëllait, Shekon me Shazebe Shënepremten. Shënepremtja me Grabovën janē shumë afēr dhe ajo ngjarje la gjurmë dhe atje.

 

Shekua, njërit nga djemtë i vuri emrin Yzeir. Në kujtesën e grevarëve, Sylja mbeti një grua burrneshë, kapedane trime dhe e gojës. Ajo përfytyrohet si një shqiponjëme jatagan në dorë mbi shkëmbin kështjellë nwëkrye të fshatit.