Merko Muhametaj, një burrë që nuk harrohet kurrë

Merko Muhametaj, një burrë që nuk harrohet kurrë

 

Njerëz si Merko Mahmutaj nuk harrohen. Nuk harrohen, sepse kanë lënë gjurmë të thella, të cilat nuk prishen dhe nuk zhbëhen kurrë, sado të kalojnë vitet.

 

“Nuk besoj se e tepëroj, – thotë veprimtari, publicisti dhe shkrimtari dëshnicar, Gëzim Voda, – ta quaja Merkon “njeri i veçantë”. Përkundrazi, a ia kam thënë tamam atë që meriton. Kjo veçori e tij gjendej mes rigorozitetit e rreptësisë së tij në zbatimin e ligjit gjatë kryerjes së detyrës si gjyqtar dhe sensit miqësor e shoqëror të pamatë mbasi mbyllte derën e zyrës;

 

mes trysnisë për t’i rezistuar presionit të kohës në politikën e goditjeve ndaj elementit keqbërës dhe skrupulozitetit të tij për të dhënë dënime vetëm të merituara e jo të imponuara;

 

mes ndërhyrjeve miqësore apo për shkak të funksionit të dikujt për lëshime ose shtërngime në dënime dhe të qënurit njeri që e arsyetonte ligjin dhe vinte në ballancë dinjitetn dhe profesionalizmin e vet.

 

 

Dhe ai zgjidhte më të sikletshmen:

 

të ishte korrekt me ligjin por pa bërë pazar me lirinë individuale në hapësirat që ja lejonte ligji; të qe në rregull me shtetin, por të mbronte edhe të drejat e individit kur duhej. Gojëshqyerve dhe nihilistëve, mund të mos u pëlqejë kjo që them, sepse priren të nxijnë bashkë me kohën që iku edhe cilindo individ. Por punë e tyre”.

 

Dhe Gëzimi, si patriot që e kishte nga e njëjta krahinë, nga Dëshnica, as ia shton dhe as pakson cilësitë që ai shfaqte në punë, në detyrë dhe në shoqëri.

 

Më shumë se kushdo, Merkon e kanë njohur tepelenasit, skraparllinjtë dhe lushnjarë me të cilët ai ndau vitet e jetës së tij aktive.

 

Ishte nga ata njërëz të drejtësisë që ndër vite krijoi tipin më të veçantë tek njerëzit e zanatit të tij, që edhe kur kundërshtonte dikë (dhe për dreq ai kish qejf “të kruhej” me ata mbi vete), nuk ia merrte kush për keq, sepse ai nuk mbronte interesa të vogla personale, apo që t’i druhej transferimit a diçkaje tjetër. I kish provuar edhe këto.

 

Njeri që nuk “mbytej në një lugë ujë” dhe as shitej “për pesë para spec”. Dhe atij njeriu, askush nuk iu zëmërua. Pati përherë dashamirës, ndonjë dhe qejfmbetës të çastit, por jo zëmërakë, sepse ai ta thosh jo me inat e me ton atë që kish për të thënë por me argumenta e burrërisht. Si të thuash “i dilte borxhit”, që tjetri të ikte mbas gykimit jo “i vrarë” shpirtërisht, por deri dhe i penduar për fajin. Kësisoj e tregoi veten edhe kur punoi si avokat në Tiranë.

 

 

Njeri që nuk “mbytej në një lugë ujë” dhe as shitej “për pesë para spec”. Dhe atij njeriu, askush nuk iu zëmërua. Pati përherë dashamirës, ndonjë dhe qejfmbetës të çastit, por jo zëmërakë, sepse ai ta thosh jo me inat e me ton atë që kish për të thënë por me argumenta e burrërisht. Si të thuash “i dilte borxhit”, që tjetri të ikte mbas gykimit jo “i vrarë” shpirtërisht, por deri dhe i penduar për fajin. Kësisoj e tregoi veten edhe kur punoi si avokat në Tiranë.

 

Ai ishte dhe do të kujtohet si një Merko Muhataj, sa “rrebel” me shtetin e djeshëm e më pas, aq edhe i dashur e i respektuar për shumicën a atyre që punuan ose e njohën nga afër atë” – përfundon  Gëzim Voda.

 

Më tej Gëzim Voda jep edhe një “detaj të vogël”, por shumë të rëndësishëm, se Merko Muhametaj ishte njëri prej trashgimtarëve të denjë të Muhametajve të Kajcës, nga kishin dalë luftëtarë e patriotë që kishin bërë për vatanin e tyre si Xhako Merko (Muhametaj apo Kajca), Novruz Muhametaj, Hajrulla Muhametaj etj.

 

 

Ai e mbajti të papërlyer emrin e fisit, por edhe të fshatit Kajcë me histori burrash të shquar si atdhetarë të rreshtit të parë. Sigurisht edhe tiparet njerëzore të dëshnicarit.

 

 

Ai u lind në Kajcë më12 shkurt të vitit 1943 dhe ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në 29 qershorin e vitit 2009, sa kish mbushur 66 vjeç.

 

Pa asnjë mëdyshje, ai mbeti njeriu që u përpoq të jepte drejtësi të vërtetë, por edhe në aspektin njerëzor, një burrë i vërtetë, që nuk do të harrohet kurrë.  (#Orakujt…)

 

————-

 

Marrë nga botimet e Gëzim Vodës