Lumi i Vlorës dhe Lumi i Tomorricës në dy skaje: i pari në një realitet të bukur, i dyti ende në një ëndërr që s’dihet se sa do të zgjasë

Lumi i Vlorës dhe Lumi i Tomorricës në dy skaje: i pari në një realitet të bukur, i dyti ende në një ëndërr që s’dihet se sa do të zgjasë

 

Hysen Binjaku

Më 6 shtator 2022 mora një rrugëtim turistik nga Orikumi në Qeparo (rreth 105 km, për 90 minuta) në intenearin: Orikum, Kaninë, Babicë, Peshkëpi, Kotë, Gjorm, Lepenicē, Bolenë, Qeparo.

 

 

Një rrugë e bukur mes malesh buzë lumit të Vlorës që lidh jo vetëm këto fshatra me Vlorën dhe midis tyre, por edhe me Kuçin e më tej me Tepelenën, si dhe me Bregun e detit në pikën më të afërt Qeparo.

Më erdhi mirë për banorët që jetojnë në ato fshatra apo për ata që kanë “ikur”, por mund të venë (ngado ku janë në Vlorë, Fier, Tiranë e gjetkë) sa herë të duan për pak orë udhëtim e në rrugë të mirë.

 

 

Par aq sa më erdhi mirë, aq u trishtova, kur mendova bashkëpatriotët e mi të Kollit të Sipërm dhe të Tomorricës së Skraparit që nuk e kanë këtë por udhëtojnë për orë të tëra si dikur në rrugë traktori.

 

Kështu ka ndodhur në qershor 2017, kur bashkë me 15 familjarë të mij u nisëm nga Tirana për në fshatin e lindjes, në Çerricë të Tomorricës, vetëm 120 km, 90 deri në Gramsh dhe 30 nga Gramshi në Çerricë).

 

 

Për këtë rrugëtim na u deshën katër makina dy prej të cilave fuoristrada. Deri në Grëmsh (rrugë shumë e bukur dhe e mirë) harxhuamë vetëm 90 minuta kohë.

 

 

Në Grëmsh lamë në një parkim dy makina, u ngjeshëm në dy fuoristrada dhe harxhuam plot 3 orë kohë për vetëm 30 km rrugë (asaj i thënçin rrugë se rrugë nuk është, mbi 15 km ecet vetëm përgjat zallit të lumit të Tomorricës).

 

 

Në brigjet e lumit të Tomorricës, nga Narta e Krushova në Bashkinë Gramsh deri në Gjogovicë e Përrenjas në Bashkinë Skrapar gjatësia e lumit është rret 45 km dhe janë vendosur në të dy brigjet e lumit e rrëzë Koshnicës e Tomorrit deri në Ostrovicë e Dërvri rreth 40 fshatra dhe as një metër rrugë e asfaltuar.

 

 

Përshkrova “rrugën” më të shkurtër Tiranë – Tomorricë duke kaluar nga Gramshi se rruga tjetër Tiranë – Çorrovodë – Gjerbës – Tomorricë është mbi 220 km dhe më e keqe se e para.

 

 

Krahasuar,  krahina e Lumit të Vlorës me krahinën e Lumit të Tomorricës, për resurset turistike dhe bukuritë natyrore, kjo e dyta është ku e ku më lart!…

 

 

Por me sa duket kështu qenka thënë. Ca të Nënës e ca të njerkës, si atëhere dhe tani!…