“Mësues i Merituar” Asqeri Turhani, gjurmët e një njeriu me vlera të larta njerëzore, profesionist dhe studiues i përkushtuar

“Mësues i Merituar” Asqeri Turhani, gjurmët e një njeriu me vlera të larta njerëzore, profesionist dhe studiues i përkushtuar

 

Tomorr Shasho

 

Mësuesi i historisë. Një nga mësuesit e nderuar të arsimit në Skrapar. Shok i mbrekullueshëm. Gëzonte respektin më të madh midis sa e sa nxënësve e qytetarëve të Skraparit.

 

 

Ishte kënaqësi e veçantë të bisedoje e të dëgjoje këtë mësues. “Ora e mësmit kalonte shumë shpejt me mësues Asqeriun”, – kujton ime bijë, por edhe shumë nxënës të tjerë.

 

Jam krenar që e kam patur shok  prej  26  vitesh  dhe  mësues të fëmijëve.

 

 

Asqeriun e kam njohur në  shtator të vitit 1971. Ishte mësues në  shkollën e mesme.  Prezantimin e parë  e pata gjatë mbledhjes së këshillit pedagogjik,sepse atë vit shkolla e mesme s’ishte e shkëputur nga 8-vjeçarja. Ishte një drejtori dhe  mbledhjet zhvilloheshin seë bashku.

 

Për Asqeriun e ndjerë, që iku shpejt nga kjo botë, të gjithë flasin me respekt dhe dashuri.

 

“Asqeri Turhani, koleg dhe mik i afërt i familjes sonë, – thotë ish-mësuesja Tatiana Bregu, – do mbetet në kujtesë si një njeri me vlera të spikatura njerëzore, fisnik, profesionist dhe studiues i përkushtuar, që la gjurmë me shkrimet dhe studimet e tij në fushën e historisë. Nga Asqeriu mësoje shumë, -vazhdon më tej ajo, – jo vetëm në profesion, si drejtues i qetë, i matur, por, mbi të gjitha, nga thellësia e njohurive që përcillte”.

 

Ndërsa Çelik Nako, mësues veteran dhe drejtues  arsimi thotë: “Punuam disa vjet bashkë në gjimnaz, mësues i përgatitur, korrekt , modest dhe me bagazh të lartë shkencor dhe pedagogjike.

I pa harruar qoftë kujtimi i tij”!…

 

Me mbarimin e shkollës pedagogjike ishte emruar mësues në  Vëndreshë. Më vonë studioi  për  histori  në  Universitetin e  Tiranës.  E përfundoi me rezultate të shkelqyera.

 

 

Shumë vite ka qënë drejtues i shkollës së mesme ” Ramiz Aranitasi” Çorovodë. Metodist i shkelqyer.  U kërkua pedagog në Universitet, por zemërzezësia e atij që  shkroi  karakteristikën e pengoi të punonte pedagog në universitet, të cilin e meritonte plotësisht.

 

 

Veç si mësimdhënës, metodist, Asqeri ka një kontribut të rëndësishëm shkencor në hartimin dhe dhe pasurimin me të dhëna dhe dokumente të tjera të reja të historisë së Skraparit. Emri i tij gjendet në shumë konferenca kombëtare dhe lokale me punime shkencore referate, kumtesa, trajtesa shkencore etj., të cilat edhe janë botuar në atë atë kohë, por edhe janë marrë parasysh nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Muzeu Historik Kombëtar, ai  Skraparit etj.

 

 

Bashkë me ish-drejtorin e Muzeut Historik të Skraparit, Bardhyl Yllin, specialistët Luftim Ylli, Nuri Çuni, Luman Caka etj. punuan me muaj të tërë në arkivin Shtetëror të Tiranës, Institutin e Historisë, Muzeumet e Beratit etj. për grumullimin dhe pasurimin e Muzeut Historik të Skraparit.

 

Asqeri Turhani për kontributin e tij të çmuar si mësues, por edhe si studiues, ka marrë titullin “Mësues i Merituar”.