Mihal Grameno, 1905: “Në teqenë e Backës, mes një mrekullie të vërtetë të Zotit”

Mihal Grameno, 1905: “Në teqenë e Backës, mes një mrekullie të vërtetë të Zotit”

Teqeja e Backës, ndodhet në fshatin Backë, kufi me Korçën, në Njësinë  Administrative Potom, Bashkia e Skraparit.

 

 

Është teqeja më me histori e Skraparit, sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare: mikpritëse e çetave për liri dhe pavarësi, qëndër e përhapjes së gjuhës dhe shkollës shqipe të asaj kohe në Skrapar.

 

 

Mbishkrimi osmanisht, jep të dhëna se është ndërtuar në vitet 1869 – 1870 nga baba Fetahu.

 

Ka të dhëna se teqeja  e vjetër, ka qënë  para vitit 1800, rrinte dervish Brahimi nga lagja e Koromanve të Backës. Ka histori dhe veprimtari patriotike e atdhetare, gjatë gjithë hisorisë së rilindjes kombëtare, e deri më sot. Ishte vatër e abetares dhe gjuhës shqipe, e librave të Naimit. Djegur në vitin 1914, Riparuar më 1918.

 

 

Teqeja përbën njërën nga komplekset interesante, përfaqësuese të arkitekturës monumentale në Shqipëri. Sepse, në të kombinohen të gjitha mjeshtëritë dhe elementët konstruktive si kolonat, arkadat, kupolat dhe relievet e gdhendura, me kompozicione figurale zoomorfe e floreale, të cilat, i shohim edhe në teqetë e tjera dhe në banesat karakteristike, të hershme në Shqipërinë e Jugut.

 

 

Në hyrjen e portës në krahun e majtë specialistët me porosi të baba Fetahut, kanë skalitur shqiponjën dykrerëshe.

 

 

U mbyll si institucion fetar në vitin 1967, nga shteti monist. U rihap në vitin 1998.

 

 

Shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës me Vendim nr. 1886, dt. 10. 06. 1973, Monument Kulture.

 

 

Në këtë teqe çdo qershor organizohet pelegrinazh i përvitshëm.

 

 

 

Mihal Grameno, për teqenë e Backës

 

 

Po japim më poshtë një përshkrim të  shkrimtarit patriot rilindës, Mihal Grameno për Teqenë e Backës, në të cilën ai ka bujtur në vitin 1905:

 

 

“Kënduam rrugës deri sa arritëm në Backë, ku shkuam te dervishia dhe u pritmë nga dervishët.

 

Dervishia pozicionohet bukur në një fushë të bukur të rrethuar nga kodra dhe pyje. Përmes dervishisë kalon një përrua, pra është një pamje vërtet e bukur.

 

Baba Fetau zgjodhi këtë vend dhe dha shumë për bukurinë natyrore të saj.

Ay mbolli pemë, vreshta dhe shumë gjëra të tjera nën një rregull perfekt. Aq sa çdo udhëtar që do të kalojë aty e s‘do të ndihmojë dot veç do të admirojë punën e tij e do të thotë :

 

 “Lavdi shpirtit Tënd Baba Fetah!…