Muhabet vënçe me një plak zakonlli të anëve tona

Muhabet vënçe me një plak zakonlli të anëve tona

 

 

Viktor Bakillari

 

 

Shumë nga bashkëvendësit e mi kanë hedhur tre gurë pas krahëve pasi kanë ikur nga Skrapari.

 

Unë, jo! Mbaj lidhje … Kam plot njerëz …

 

Fola, që the ti, or tungjatjeta, që s’ke thënë gjë akoma, me një xhaxh të anëve të mia…

 

Hë, – i them, – ç’bën, a je mirë?

 

– Mirë, o mirë, ma m’je mirë, o t’u bëfsha?

 

– Ç’kemi, ndonjë tutje, ndonjë t(ëh)u?

 

– Po ja, o bir, qeç në Tiranë para nja një jave se kishnja një sebep.

 

– Pa, hë; më llafos, – i ngas fjalën, ç’bëhej asaj kasabaje të madhe.

 

– E xh’të them, o noke … shumë ndryshime…

 

– Për mirë, a për keq? – i koj muhabetin…

 

– E po ku di unë, i varfri… Ne ktejza ja … sikur s’na bënet kollaj andej poshtë…

 

– Pa hë, më thuaj ç’të bëri përshtypje?

 

– Po, ja o të keqen, pashë shumë bina e karabina aq të larta, sa vetëm shqiponja, larashi, sqifter dhe arapllanët e taljanit mund të arrinin majat e tyre.

 

– Po, po tjetër? – e cys.

 

– Hyra, që the ti, xhan, në një lokal për një gave…

 

– Ëhë, vazhdo, se po të dëgjoj, – i them.

 

– E xhë të them… Hyra, u ula në një tavolinë dhe më vjen një çunak briskpavënë, si karçin i porrogitur…

 

– Ça do marrsh, – o xhaxh, – më pyet.

 

– Ore, bir, më thuanj: “Mirëdita!” njëherë, pazaj më pyet se xhë do marr … Më sill një gave xhezveje, – i them.

 

– Nuk më kuptoi se më pyeti, më tha: “Ça asht kjo?”

 

– Ja thashë se xhë donja, e më tha, se kishte ekspres, nga ajo që bën frrrrrt si tenxherja me presjon.

 

– Mirë, ja ktheva, ma sill një…

 

 

Nxora qesen e duhanit dhe nisa ta drithnja një cingar. Nxora edhe masanë me eshkën mbi tavolinë… Kur e ndeza …, më afrohet ai axhamia dhe më thotë se ndalohej duhani.

 

-Po xh’bënet kshu? – i thaç, ku është parë gave pa duan? Më sill shefnë!

 

Vjen në bojalleshë që nga pas banakut dhe u afrua dhe po nuhaste erën e eshkës dhe më tha që të ndiznja një copë e ta vinja të diqej në tavull që ma solli…

 

Pazaj, kupton ti, afër tavolinës ku kishnja zënë vënd, ulen nja 3-4 çuna. Muarrë nga një birrë … Ata qofshin se si e pinin pa uruarë njëri-jatrin… Njëri erdhi dhe donte duan nga imi. Ja drodha një, ja ndeza me masat, po kur e thithi, u cfok, – kupton ti…

 

Ata ulnë kokën mbi telefon dhe, pi birrë e ul kokën e qesh, po pa bërë muhabet me njëri-tjatrin…

 

U çpluadhç, e u bëra hazër të dilnja nga gaveneja… Thirra djalnë të paguanja, po nuk më lanë çunat aty afër: Ik, xhaje, ik, – ik se e ke të pagume …

 

– Jo, ngula këmbë dhe i lashë një mijë lekë kamarjerit çunak dhe ika…

 

Ik rrugës për të shkuarë te miku dhe po sodisnja… Po në gjithë atë rrugë që bëra, or bir, po si nuk më zunë këta sy sikur edhe një grua të re që të ngiste karrocën me fëmijë a të mbante çilimi në krah!? Po si nuk pashë një grua me barrë, xhanëm!?. Ore, pillet andej a s’pillet!? Xhë bën kjo rini e soçme …!?

 

Mjera Shqipëri, or bir! U mërziç, për Baba Tomorr, pa-pa-pa, u mërziç, kupton ti!? Po shumë, për ata 12 Çirakë të lumit, u tukeqa shumë. Drodha edhe një cingar … Fus dorën për të nxjerrë takëmet e ndezjes, po nuk i gjeta… Se ku më kishin rënë udhës, po ç’u këllet murdallëknë …

 

Ashtu me cingar në cep të buzëve deshnja ta ndiznja te ndonjë … Po qysh, or bir, bëra gjim atë rrugë dhe nuk më dolli një duhanxhi të ndiznja cingarrë?

 

Rrugës dëgjonja që flitej edhe në gjuhë të jashme. Po u pataksa, kur shikonja udhës djem e çupa që kishin taposur veshët dhe flisnin rrugës si me vete. Kur kalova një kryqëzim, edhe pse llambushka ishte jeshile, më kalon një gaxhgaun me motorr e gjesh më pori para. Frenoi ujkmadhi, dhe ra, po, gjene mirë, nuk u vra.

 

-E ku në të sat’ ëme vete, mor gomar?, – i thaçë.

 

Hoqi helmetën dhe pashë që ishte me surrat si fund digani dhe më tha “Sorrë”.

 

-Sorra e sat’ëme, – ja ktheva, sorrak je vet.

 

– Të ka kërkuar falje, o xhake, ia ktheva…- Edhe, kthehemi te duhani, që të paç llafnë, ashtu me cingar në gojë, ngaqë nuk e ndeza dot udhës, ju afrova shtëpisë së mikut … Ëhë, thaçë, s’paska më burra duhani Tirana … e hoqa dhe e futa në qese…

 

– Bëhu edhe ti antiduhan, o xhake, – ia prita.

 

Qeshi si gurgullimë uji …

 

Edhe, or të keqen, shkova te miku e më priti siç pritet miku, me muhabet, me raki e me ushqime plot…

 

Ditën tjatër, u çova qysh në sabah dhe u nisç për Skrapar se kishnja lënë Xhexhenë vetëm, se ti e di, nga 6 fëmijë, asnjë nuk kam këtu; kanë ikur të gjithë ku në Gërqi, ku në Tali e ku në Ameriq… Po ti rrofsh, or bir, që rri e rri e na kujton, na merr në telefon…

Urova xhaxhin për vazhdim të mbarë, mbylla telefonin nga cepi tjetër i botës, dhe vazhdova udhën …