Mustafa Dervishi, nder e respekt për një ndër figurat intelektuale më të njohura dhe më të respektuara të Skraparit

Mustafa Dervishi, nder e respekt për një ndër figurat intelektuale më të njohura dhe më të respektuara të Skraparit

 

Ai është bërë Qytetar Nderi  i Skraparit, duke zënë denjësisht vend të merituar në këtë altar nderimi dhe respekti.

 

 

Ka qenë një ndër figurat e vetme nga më të pranueshmet, më të qëlluarat  dhe më të durtrokiturat, ku askush nuk tha sikur edhe një fjalë të vetme jo dashamirëse.

 

 

Këtë që po themi e kemi  gjetur edhe në fjalën e kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema në ditën e ceremonisë së nderimit të Mustafa Dervishit, ku ndër të tjera thuhet:

 

“Të gjithëve që u kam kërkuar mendim për këtë gjë, më çonin tek një emër: Mustafa Dervishi. “Ai ishte më i miri mes nesh”, më thoshte një agronom i vjetër; “unë kam mësuar prej tij”, më thoshte një agronom tjetër që jeton prej shumë vitesh jashtë vendit; “nuk ishte thjesht një agronom, por ishte qytetar dhe me kulturë”, shprehej dikush tjetër, “sa mirë ke menduar, ai ishte novator dhe një drejtues i zoti”, shtonte një tjetër, apo “i zgjedhuri mes shokëve”, siç e përshkruan një mik i afërt, në një shkrim të tij.

 

Të gjithë, më shpreheshin me respekt, admirim dhe vlerësim të veçantë për këtë njeri, madje në biseda me ta, dukej qartë ndjesia se përmes Mustafait po nderoheshin edhe ata vetë”.

 

***

 

 

Mustafa Dervishi lindi nëfshatin Therepel  të  Skraparit më 25 dhjetor 1947 në një familje të madhe, me emër dhe të njohur në të gjithë Skraparin.

 

 

Ato që e bënin  të dallueshme dhe me influencë  këtë familje ishin se, veç të tjerash, ajo merrej edhe me tregti, por edhe sepse nga gjiri i saj  kishin dalë njerëz me shkollë, siç ishte Muharrem Dervishi, që kishte mbaruar Normalen e Elbasanit dhe punoi për shumë kohë si mësues.

 

 

I rritur në një mjedis të tillë, i etur për dije, Mustafa Dervishi pasi mbaroi shkollën fillore dhe 7-vjeçare në vendlindje, shkon në Teknikumin Bujqësor të Kavajës, një shkollë me tradita, fidanishte  e Institutit Bujqësor të Kamzës.

 

 

E ndërsa priste të shkonte në shkollën e lartë, e emërojnë agronom në kooperativën Bujqësore të Malindit!

 

I kishte dalë përpara “biografia” që, si mijëra intelektualë të zotë dhe të aftë në atë kohë, kishte marrë më qafë edhe Muçon.

 

 

Por, falë aftësive të tij të rralla si specialist, drejtues dhe organizator, por edhe dashamirësisë së drejtuesve lokalë të kohës, që panë te Muçoja një “djalë me xixa”  dhe me perspektivë, i del e drejta e studimit për të vazhduar shkollën e lartë në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz (UniversitetinBujqësor të Tiranës), ku, në vitin 1972 përfundon me rezultate shumë të mira.

 

 

Po në  këtë vit emërohet agronom dhe përgjegjës sektori në kooperativën Bujqësore Vendreshë, Skrapar. Më vonë ai bëhet jo vetëm kryeagronom i kësaj kooeprative, por edhe një zë i fuqishëm dhe faktor në ecurinë e kësaj ekonomie bujqësore.

 

 

Krahas punë organizative, ai, aty në Vëndreshë, merret me punë të mirëfillta shkencore, jep mësim në shkollën e mesme bujqësore Vëndreshë si dhe ngre bazën eksperimentale shkencore për përmirësimin e farërave të grurit elitë dhe farërave të tjera që mbilleshin në atë territor, të cilat monitoroheshin dhe sinkronizoheshin edhe nga Instituti  Shkencor Shtetëror i Kërkimeve Bujësore në Tiranë.

 

 

 

Nëvitin 1983, Presidiumi i KuvenditPopullor e dekoron me Medaljen “Për Punë të Shquar Në E konominë Bujqësore”, me motivacion:

 

“Dallohet për organizim e drejtim shkencor të punës dhe për plotësimin e tejkalimin e prodhimit të grurit, për zbatim të përvojës së përpunuar në shërbimin ndaj kulturës së grurit, duke u bërës hëmbull për kuadrot e tjerë”.

 

 

Nëvitin 1987, bazuar në rezultatet e larta në punë kërkohet nga Instituti i Kërkimeve Shkencore Bujqësore në Lushnje, kupunonsi specialist deri nëvitin 1991.

 

Gjatë kësaj periudhe dha provimet pas Universitare, për titullin Kandidat i Shkencave Bujqësore.

 

 

Në vitin 1991 u emerua kryeagronom i rrethit të Skraparit.

 

Në vitin 1992 – 96 u zgjodh me vota maksimale kryetari i parë i Komunës Qëndër Skrapar pas ndërrimit të sistemit politik në Shqipëri.

 

 

Në vitin 1996 propozohet nga Partia Socialiste për të kandiduar për kryetar të Bashkisë Çorovodë, por dorëhiqet, pasi vendos të shpërngulet familjarisht në qytetin e Tiranës.

 

 

Për disa vite, deri në 2003, punon në shoqërinë e sigurimeve INSIG në Departamentin e Dëmeve në Sektorin e Bujqësisë.

 

 

Nga viti 2003 deri në tetor 2010, punon në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Kontrollit mbi Territorin Urban si Inspektor Kontrolli.

 

 

Stoli memorial, kushtuar kujtimit të tij në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës

 

 

Më 4 tetor 2010 ndërron jetë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, Tiranë, nga një sëmundje e papritur ishemike.