Myftar Kalluçi, gjurmët e thella të një figure të nderuar dhe të respektuar në zonat e Beratit dhe të Skraparit

Myftar Kalluçi, gjurmët e thella të një figure të nderuar dhe të respektuar në zonat e Beratit dhe të Skraparit

 

 

Myftar Kalluçi, lindur në Bargullas në viti 1916. Në kohën e Luftës Italo-greke, të zhvilluar në tokën shqiptare e mobilizojnë ushtar në batalionin “Tomorri”, të cilin Italia do ta përdorte në këtë luftë. Më 1941, si shumë ushtarë të tjerë shqiptarë, edhe Myftari, kundërshtuan të bëheshin mish për top për të huajt, ndaj braktisën detyrën.

 

 

Menjëhetë pas dezertimit Myftari hidhe në radhët partizane, fillimisht në Çetën e Mestan Ujanikut dhe më pas në Brigadën e 16-të Sulmuese. Lufton deri në çlirimin e Shqipërisë duke kryer detyra ndryshme në Ushtrinë Nacionalçlirimtare.

 

 

Pas çlirimit caktohet komandant në zonën e Matit dhe më pas në zonën e Kukësit. Në vitin 1948 transferohet në Elbasan, por nuk kalon shumë dhe nxirret në lirim me urdhër të Koçi Xoxes, një urdhër i pakuptimë që e shkëputi një herë e përgjithmonë nga uniforma ushtarake.

 

 

Pas kësaj vjen në Berat me detyrën përgjegjës i Kadastrës në Komitetin Ekzekutiv të Beratit. Në vitet 1960 emërohet teknik i Kontrollit të Ujërave në Berat, për ta mbyllur si punëtor i thjeshtë në vitin 1976, kur doli në pension.

 

 

Gjatë gjithë jetës së tij, me uljet dhe ngritjet në detyrë, ai ngeli njeri i përkushtar ndaj detyrave, një patriot dhe burrë i shquar dhe i nderuar në të gjithë zonën e Beratit dhe të Skraparit.

 

Fëmijët e tij, veçanërisht, Shyqyri Kalluçi (Çuçi), në mirënjohje të jetës dhe veprës së babait, e ka përjetësuar atë në mjediset e një lokali të këndshëm që posedon në qendër të Beratit.