Ndahet nga jeta Artan Lame, studiues i historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, funksionar i lartë shtetëror, nip në Qeshibes të Skraparit

Ndahet nga jeta Artan Lame, studiues i historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, funksionar i lartë shtetëror, nip në Qeshibes të Skraparit

 

Ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër, Artan Lame.

 

 

Artan Lame, 58 vjeç, ishte me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.

 

 

Ka qenë drejtues i lartë i shtetit shqiptar, zëvendësministër dhe drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve, por edhe publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare si dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

 

 

Veç detyrave shtëtore, ai kishte passion historinë dhe trashëgiminë kulturore tradicionale shqiptare, renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

 

 

 

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

 

 

 

Si aset intelektual i këtij vendi dhe si nip i Turhanëve të Qeshibesit të Skraparit, “Orakujt e Tomorrit” iu shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve të tij, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme!