Ndahet nga jeta  etnologu prof. dr. Hazis Muka

Ndahet nga jeta  etnologu prof. dr. Hazis Muka

Më 24 korrik 2022 u nda nga jeta dhe u përcoll për në banesën e fundit etnologu, prof. dr. Hazis Muka.

 

I lindur në Toshkës të Dëshnicës, ai aq sa ishte përmetar, ishte edhe Gucias, Vuthjan, Pejan, Gjakovar, Dukagjinas, Lekbibas, Hasian, Çermenikas, Martaneshas, Myzeqar, Mallakastriot, Kurveleshas, Skraparas, etj. Një kërkimtar-shetitës mbarëshqiptar, që edhe kish dhënë andej ku e kish shpurë puna, edhe kish marrë.

 

Ishte arsimuar në profilin e ndërtuesit. Dëshmohej kjo më Teknikumin e ndërtimit që e kish kryer në vitin 1957 dhe punën si gjeometër e Teknik ndërtimi për tre vite në Minierën e Bulqizës dhe në Ndërmarrjen “21 Dhjetori” në Tiranë.

 

Pastaj dërgohet për në Bratislavë të ish-Çekosllovakise për arkitekt skene. Nuk e përfundoi për shkak të prishjes së marëdhënieve shtetërore me atë vend.

 

Ishte viti 1961. Perfundoi studimet për inxhinier ndërtimi në Tiranë dhe disa vite punoi inxhiner zbatues në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Në vitin 1969, do të emërohej punonjës shkencor në Insitutin e Historisë e të Gjuhësisë i angazhuar në sektorin e historisë së arteve dhe të arkitekturës, ku punoi 8 vjet.

 

Më pas, ai do të ishte pjesë e insitutit të Kulturës Popullorë pranë Akademisë së Shkencave deri në vitin 2009, kur ai doli në pension, duke punuar si punonjës shkencor në Departamentin e Etnografisë.

 

Në saj të përkushtimit dhe arritjeve të tij profesionale si studiues, ai mbas marrjes së gradës “Kandidat Shkecash” si etnolog në vitin 1981 dhe më pas atë “Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor”, në vitin 1994 iu dha tituli, ”Drejtues Kërkimesh” i barasvlefshëm më titullin “Profesor Doktor” në këtë specialitet.

 

Janë mjaft objekte kulturore, sidomos Muzeume në Shqipëri e deri në Kosovë, ku Profesor Aliu, ka qënë pjesë e projektuesve apo e konsulentëve për to.

 

Mjafton të kesh ndër duar vetëm dy botimet studimore voluminozë të tij: “Ndërtimet Tradicionale Fshatare”, botim i vitit 2007 me rreth 700 faqe, miratuar nga Akademia e Shkencave dhe, “Kultura Popullore dhe Koha”, botim i vitit 2014 me rreth 400 faqe, miratuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për të parë çfarë pune cilësore dhe me merak ka realizuar ai njeri si studiues etnolog.

 

Gjenden në to veç përshkrimeve të hollësishme historiko-arkitekturore edhe mbi 550 skica ose fotografi të realizuara kryesisht nga vetë ai, ku përfshihen jo fetëm modele kullash të malësorëve të Veriut këtej e andej kufirit tonë shtetëror, por edhe variante banesah fshati në gjithë vendin si, shtëpi banimi, kasolle bagëtish, grazhdare ku mbahej baza ushqimore për kafshë, koshere (koçekë) ku mbahej misri, ngrehina stanesh deri dhe kotece pulash etj. Gjithëçka që përbënte jetësën në fshat.

 

Ndërkaq, gjen në to një pasuri të madhe në argumente dhe foto për veshje karakterisike nga zona të ndryshme të vendit, çka dëshmojnë për nje studiues vullnetmadh që nuk i bënte ysmet bujës dhe reklamës, por korrektesës dhe dinjitetit si njeri e si specialist i asaj fushe.

 

Ai, bashkë me të vëllanë e tij, Musain u bë pjesë e themëluesve të Shoqatës “Dëshnica në nëntorin e vitit 2002 dhe më pas qe ndër më aktivët në veprimtari të saj apo me shkrime interesante në gazetën “Dëshnica”.

 

Prof. dr. Hazis Muka do tw mbahet mend si një studiues dhe kërkimtar i përkushtuar që i ka shërbyer me zell vendit të vet dhe me siguri do jetë i vlerësuar si i tillë mes të ngjashmëve në atë specalitet.  (Gëzim Voda)