Ndahet nga jeta kolonel Pëllumb Zaimi

Ndahet nga jeta kolonel Pëllumb Zaimi

Është ndarë sot nga jeta, kolonel Pëllumb Zaimi, ish-punonjës shkencor, ish-pedagog në Akademinë Ushtarake, një  personalitet ushtarak i kompletuar, polemist, mendjehapur, që i’u bënte nder Forcave të Armatosura Shqiptare.

Pëllumb Zaimi rridhte nga një familje e njohur dhe me tradita nga Rovica e Skraparit, që nuk e harroi kurrë vendlindjen.

Stafi i gazetës  “Orakujt e Tomorrit”, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, së bijës së tij, koleges tonë gazetare në “Zërin e Amerikës”, Menada Zaimi, si dhe miqve të tij të më të ngushtë!