
Në Ksamil, te “Kështjella” e Bertit
Tomorr Laze
Sot, vështirë të gjesh njerëz të fisshëm, si i thonë fjalës, me “taban”. Njerëz, që fjalës i thonë fjalë, punës punë, besës besë e mikut mik. Njerëz, që nuk shtiren, por janë ashtu si duken: të thjeshtë, punëtor, të ndershëm e me shpirt të kristaltë!
Njerëz ëndrrimtarë, guximtar, duarartë e “babaxhan”! Njerëz “kështjellë”, të pamposhtur nga bota e sotme e maskarenjëve !…Njerëz, që e duan familjen, atdheun, të bukurën!… Njerëz që nëse i ke miq, është krenari për ty. Një prej tyre është dhe miku im fisnik, zaloshnjar në “gen”, i palodhuri e me vizion, Albert Sula.
***
Me mikun tim të hershëm, zotin Luftar Hasanllari, kryetar i shoqatës “Tomorri” për Sarandën, takimin për kafe e lamë te “CASTLE” (Kështjella) e Bertit në Ksamil. Nëse me Luftarin isha takuar shpesh në Durrës e Tiranë, z. Albert Sulën e njihja vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, si një biznesmen i suksesshëm dhe aktivist i Shoqatës Atdhetare Kulturore Zaloshnja.
Pra, me Bertin do të ishte kafja ime e parë… Të tre, do takoheshim te “Kështjella” e tij, në Ksamil. Më pas do t’na bashkohej rastësisht edhe vëllai i tij, Sokoli, një nga “shtegëtarët” e parë që populluan qytezën e bukur të agrumeve e portokalleve, Ksamilin e rinisë.
Gjatë bisedës së ngrohtë e miqësore, mes “shëndeteve” e trokitjeve të gotave, do t’na përshëndesnin nga afër edhe fëmijët e Bertit. Vajzës, Ardianës të sapo diplomuar për arkitekte, i uruam suksese në profesionin e saj të bukur!
Kaluam bukur e këndshëm! -Vetëm kënga na mungoi, tha më pas miku im, Luftar Hasanllari.
Kur u përcollëm, foton e fundit e bëmë te “CASTLE”, një vepër arti e punuar tërsisht në gur, nga duart e mjeshtrit, Albert Sula.
-Mi bëji të fala, mikut tim Hajri Nuhut, m’a la si porosi Berti. -Mbështetjen time, për Shoqatën “Tomorri” e ka pasur e do ta ketë përherë, -vazhdoi më tej, ai.
Po, cili është Albert Sula, ky djalë zaloshnjar, guximtar, me vizion e shpirt artisti, me ëndërra e pasione për jetën, që ngriti “kështjellën” e tij, në mes të Ksamilit, Sarandë?
Për Bertin si biznesmen i suksesshëm, por dhe si një nga themeluesit e Shoqatës Atdhetare Kulturore Zaloshnja, do shkruajmë më gjatë, një tjetër herë…
***
Mirënjohje ! Shumë faleminderit për mikpritjen, miqtë e mi “sarandiotë”, Albert Sula e Luli Hasanllari!
Respekte pafund!
———-
6 qershor 2025, Durrës