Në kujtim të Heronjve të Popullit, motër dhe vëlla, Margarita dhe Kristaq Tutulani

Në kujtim të Heronjve të Popullit, motër dhe vëlla, Margarita dhe Kristaq Tutulani

 

Në 6 Korrik 1943, në Gosë të Kavajës, shumë pranë rrugës nacionale, fashistët pushkatuan vëlla e motër nga Berati, Margarita dhe Kristaq Tutulani, për fajin e vetëm, pjesëmarrjen në luftën kundër pushtimit fashit dhe çlirimin e vendit.

 

 

Kristaqi, 24 vjeç dhe Margarita, 19 vjeç, lanë studimet jashtë vendit dhe u kthyen për të luftuar për çlirimin e atdheut, pasi aspironin për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

 

 

Për një Shqipëri të tillë ata u rritën e u edukuan në familjen Tutulani, njëra prej familjeve intelektuale me shumë kontribute në krijimin e shtetit shqiptar.

 

 

Një foto e rrallë

 

 

Kjo foto e rrallë është bërë në Voskopojë, nga dhe kishin origjinë Tutulanët. Në të, veç Margaritës dhe Kristaqit, janë edhe fëmijë të tjerë të familjes.