…në një nga krenaritë e industrisë së turizmit bregdetar shqiptar

…në një nga krenaritë e industrisë së turizmit bregdetar shqiptar

 

Zylyftar Hoxha

 

FAFA –n, këtë kompleks gjigant turistik nuk mund ta vizitosh, sepse vizita është me orë, ja dhe me ditë, por koha nuk të mjafton, duhet që në të “udhëtosh”, jo me orë, jo me ditë, por edhe me muaj të tërë, që të marrësh perceptimin e plotë të masës, të punës, të nivelit bashkëkohor superior së shërbimit të këtij gjiganti turistik.

 

 

FAFA, që nga Mali i Robit, duke ardhur drejt veriut, pranë Përroit të Agait dhe Shkëmbit të Kavajës,  ka shtrirjen e një qyteteze 8 – 10 mijë banorëshe, të cilën, Fatos Çerenishti, administrori i Përgjithshëm i këtëtij gjiganti, ka qejf ta krahasojë me Poliçanin, ku bëri jetën e fëmijërisë dhe të rinisë.

 

FAFA Premium-in e Golemit ai e krahason me Pronovikun, ku u rrit dhe u burrërua dhe, ku ka kujtimet dhe “dobësitë” e fillimit dhe të vazhdimit të jetës.

 

Lagjja tjetër e kësaj qyteze, Kalluçi, është Hotel Hollidey, ku u hodhën hapat e para të një projekti të madh, të atij që shohim sot.

 

Mali i Robit dikur, pa filluar punimet,,,

 

Ndërsa kompleksi “Blue FAFA” është Poliçani Qendër, pa Mbrakullën, e cila mund të lind më vonë.

 

Duket paksa vulgar ky krahasim, por unë që po e shkruaj këta rreshta, i kam parë me sytë e mi, që në një ditë në të shtatë mjediset dhe hotelet e FAFA-s pushojnë, punojnë, shetisin, hanë, pijnë, argëtojnë, lozin dhe qeshin afro 10 mijë vetë!…

 

,,,dhe pas shumë vitesh

 

Llogaritë janë të thjeshta:

 

Hotelet kanë një kapacitet akomodues prej gati 1000 dhoma, një pjesë e tyre me dy dhe tre shtretër. Numrat dalin vetë.

 

Në FAFA në të gjitha restorantet, tavernat dhe baret, ulen deri  4 – 5 000 mijë vetë në ditë.

 

Në mjediset argëtuese, në SPA dhe pishina relaksohen 1 500 – 2 000 veta në ditë.

 

Në kuzhinat, sallat e ngrënies, shërbimet hoteliere punojnë në tre turne 350 deri edhe në 500 vetë, menaxherë, recepsionistë, mjeshtra kuzhine, kamerierë, banakierë,  sanitare, punonjës plazhi etj.

Shto këtu edhe vizitorët e zakonshëm, që duke shetitur buzë detit, kthehen dhe thjesht për kuriozitet, vizitojnë mjediset e FAFA –s, dhe llogaria që bëmë në fillim, “10-mijëshja” aproksimativisht na del e saktë.

 

 

  FAFA…

…një emër që lindi bashkë me punën

 

 

 

At e bir, Faiku dhe Fatosi në ditët e para të punës për ndërtimin e hoteleve

 

Në një nga mjediset më të dukshme të FAFA Premium, të ndjek me sy nga çdo kënd që të dalësh, një portret i stisur bukur artistikisht në formën e një mozaiku me copëza ari dhe argendi nga piktori i njohur durrsak me banim në Itali, Agim Nebi.

 

Është portreti i themeluesit të FAFA –s, Faik Çerenishti, i përuruar plot tre vjet më parë me një ceremoni nga mbresëlënëset dhe nga më të paharrueshmet e FAFA Premium.

 

 

Faiku ka qenë i ati i “shefit të madh” të madh të FAFA-s, administratorit të Përgjithshëm Fatos Çerenishtit, me një histori interesante biznesi.

 

Pas viteve ’90, me ndërrimin e sistemeve, Faiku nuk priti si shumë të tjerë, iu fut biznesit të vogël privat, aq sa mund të quhej biznes një zdruktari e vogël. Punoi aty, por edhe mendoi të ardhmen.

 

Me nismën që mori Fatosi, nuk tha asnjë fjalë frenuese, u pajtua menjëherë me të dhe filluan bashkë punën familjarisht.

 

U ngrit karburanti dhe pallati i banimit në Tiranë, pastaj edhe ndërtime të tjera në Tiranë.

 

Fatosi me të dy prindërit, Faikun dhe Shaqen

 

Në vitin 2007 nisi ndërtimin  “FAFA Premium. Faiku ishte i duruar dhe këmbëngulës si askush, ndaj edhe i këshillonte djemtë mos rrëmbeheshin. I këshillonte ata të paguanin çdo qindarkë detyrim për shtetin dhe për punëtorët.

 

Ndërsa Fatosi luftonte të çante xhunglën me shkresa, vula, kredi e borxhe, Faiku në hapësirat që i krijoheshin pak nga pak, me atë qetësinë olimpike që e karakterizonte, derdhte artin e tij të punës, të mundit dhe të mendjes.

 

Në qershor të 2011 Faiku ndahet nga jeta, por edhe nga ëndrra e FAFA – s që tashmë kishte marrë rrugë të mbarë.

 

Qe goditje për fëmijët e tij, por veçanërisht për Fatosin, i iku udhëheqësi shpirtëror, “Eminenca Gri”, mungesën e të cilit ai e ka ndjerë çdo ditë të vitit deri më sot.

 

 

Ndaj dhe Fatosi ndërmori një hap të parë simbolik për ta “patur” të atin pranë. I vuri kompleksit emrin FAFA, një bashkim lingustik i dy rrokjeve të para, Faik (FA) – Fatos (FA), një kombinim i përsosur mençurisht , i ngrohtë dhe përjetësues prej Fatosit që zuri vend, duke u bërë një emër të përveçëm dhe të njohur në saitet më me famë turistike të botës.

 

Ndërsa tani, pas tre vjetësh të asaj ceremonie të bukur, qëndroj para këtij monumenti historik, më vijnë në vesh fjalët e Fatosit, Aliut, Luanit, Tanit, motrës së tyre, gjithë familjes Çerenishti.

 

 

Si të gdhendura në gur më vijnë fjalët e Aliut, djalit të madh të Faikut, kur thoshte:

”Ne fëmijët tij jemi krenarë për atë çfarë na la Faiku, por edhe nënë Shaqja. Në çdo hap që hedhim, ata na shfaqen me porositë, këshillat, edukatën që na dhanë. Na mësuan me punë, se ishin vetë punëtorë.

Kur shqiptarët filluan të iknin jashtë, babai ynë gjeti mënyrën për të na mbajtur bashkë me angazhim në punë, por edhe me zë të fortë, në formë amaneti na tha:

“Djem, mos e kini mendjen jashtë, punoni këtu, jetoni këtu, nuk ka si vendi yt”!

Dhe ne e dëgjuam, dhe ja ku jemi tani, të gjithë bashkë, të gjithë mirë!

 

 

 

FAFA…

…kompleks unik dhe i pakrahasueshëm në Shqipëri

 

 

Kapaciteti i përgjithshëm i të gjithë hoteve të FAFA-s është gati 2000 shtretër që ofrojnë dhoma luksoze me pamje fantastike nga deti dhe mali, duke ofruar mundësi të privilegjuara për ata që dëshirojnë të përjetojnë një eksperience unike me të gjitha ngjyrat e natyrës.

 

Vëmendja e punonjësve në këta hotele për çdo detaj e bën secilin Hotel FAFA unik për pushime të paharrueshme në Shqipëri.

 

 

Më posht po prezantojmë shumë shkurt katër hotelet e Fafa-s:

 

 

 

 

Grand Blue Fafa Resort: Hoteli më prestigjioz i Grupit

 

 

Grand Blue Fafa Resort është një hotel i ri mbresëlënës me një arkitekturë mahnitëse të ndërtuar në një plazh të mrekullueshëm të Golemit, ideal për ata që kërkojnë të kenë pushimet e tyre të qeta dhe që mbeten gjatë në kujtesë.

 

Në Grand Blue Fafa Resort është një nga qendrat SPA më të mëdha në Shqipëri, “DAMAI” me një hapësirë mbi 1200 m2, qendër që krijon një eksperiencë unike spa, me një shumëllojshmëri programesh dhe trajtimesh me stil dhe koncept aziatik nga masazhet tajlandeze deri tek trajtimet e personalizuara.

 

Gerand Blue Fafa, Blue Fafa Resort janë hotele që po shtojnë kapacitetet me ndërtime të reja nga sezoni në sezon.

 

 

 

FAFA Premium Resort: Akomodim i përsosur në vendin e përsosur

 

 

FAFA Premium Resort në zonën “Pishat e Buta”, Mali i Robit, Kavajë.

Vendosur pranë detit Adriatik, me plazhin e vet privat, ofron mundësi të privilegjuara për ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë unike me të gjitha ngjyrat e natyrës.

FAFA Premium Resort ofron një pamje të shkëlqyeshme të detit.

 

 

 

Mel Holiday Hotel: Hoteli historik, “pionieri” i plazhit të Malit të Robit

 

 

Hoteli ndodhet në zonën e Malit të Robit, është ndër ndërtimet dhe eksperiencat e para, “pionieri” i FAFA -s.

Mel Holiday ka 90 dhoma standarde. Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti, por edhe pamje panoramike nga toka. Hoteli ka një pishinë të hapur për auditorë dhe fëmijë, restorant gjithëpërfshirës dhe bar plazhi.

 

 

FAFA Beach Hotel

 

 

Fafa Beach Hotel ndodhet në zonën e Mali i Robit, Kavajë.  Me plazhin e vet privat, ofron mundësi të privilegjuara për ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë unike me të gjitha ngjyrat e natyrës. Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti ose pamje nga lulishtja dhe janë të pajisura me gjithçka që i nevojitet një pushuesi.

 

 

 

FAFA – GJEOGRAFI…

...ku fliten të gjitha gjuhët e botës

 

 

Këtu, te FAFA ke të shpalosur gjithë atlasin gjeografik të botës.

 

Psh, Amsterdami, ndonëse mijëra e mijëra kilometra larg Tokios, në plazhet private të FAFA-s nuk janë më shumë se një çadër larg. Te çadra tjetër, një çift kanadez flet me fqinjin e çadrës pak më poshtë, një inxhinier urash australian. Ndërsa më tej akoma, një kosovar, pasi ka mësuar se belgu që ka pranë, është nga i njëjti qytet ku ai ka familjen e djalit, i thotë belgut, që, kur të vejë pas dy muajsh në Belgjikë, do ta kërkojë qoftë edhe për një kafe për njohjen që krijuan këtu.

 

 

85 përqind e turistëve që pushojnë në të gjithë hotelet e FAFA-s janë turistë të huaj. Polakët dhe çekët janë tradicionalë dhe janë bërë, si të thuash, “zotër të shtëpisë”.

 

 

Megjithatë ka ndyshime: Nga viti në vit tipologjia dhe profili i turistëve po ndryshon në favor të asaj që shqiptarët e kanë merak, mikpritjen.

 

 

FAFA…

… një emër i përveçëm, drejt një Brand – i të vërtetë turistik

 

 

Aty gjen gjithçka bashkëkohore: Klas, luks, art, përsosmëri. Dhe mos harroni se gjithë kjo arritje cilësore, është bërë brenda një dhjetvjeçari, që kur në Fafa Meli Holiday, pallatin e banimit për qytetarë, të përshtatur shpejt e shpejt për hotel, hynë turistët e parë.

 

Në 13 vjet, nga 100 dhoma, në 1000 të tilla! Nga një godinë e vetme, të kthehesh në një qytet të tërë prej qindra hektarësh sipërfaqe me tri “lagje”, një në Malin e Robit dhe të tjerat, në Shkëmbin e Kavajës, tregon për një hap marramendës, gati të pabesueshëm si shtrirje rritje në gjerësi dhe thellësi, në cilësi shërbimi.

 

 

Nuk është e lehtë që për 13 vjet ta nisësh nga “0” dhe të kesh kapacitetin hotelier më të madh në Shqipëri.

 

Dhe jo vetëm kaq, por të kesh edhe  treguesit më të mirë cilësorë të shërbimit në Shqipëri, të kesh gjithë atë luks, atë përsosmëri, atë klas, që atomatikisht të kthen në një markë turistike.

 

Dhe FAFA është pa diskutim dhe mëdyshje është një Brand, një markë e vërtetë e këtij lloji shërbimi.

 

 

Kombinimi i elegancës, mikpritjes së sjellshme, pastërtisë e të gjitha kushteve tjera ka bërë që hotelet e FAFA-s të jenë opsioni primar për çdokënd që dëshiron të kalojë pushime të qeta e relaksuese duke krijuar kujtime të paharrueshme në mjediset e tyre.

 

Tani ky kompleks, si i pari i këtyre përmasave në Shqipëri, si i pari kompleks që ka futur shërbimin all inclusive ka hedhur ndërkohë edhe themelet dhe standardet e një turizmi të mirëfilltë, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

 

 

Është e sigurt se çdo investitor tjetër që do të investojë në të ardhmen në turizëm do të ndjekë shembullin e FAFA-s.

 

E, nëse pas pak kohësh, turizmi shqiptar do të pësojë hopin cilësor që të gjithë presin, një meritë e madhe për këtë do t’i shkojë biznesmenit Fatos Çerenishti si pionier i tij.

 

 

FAFA…

…ekonomi tregu me dimensione humane

 

 

Vështirësia në ekonominë tregut është se ajo është strikte dhe vepron me ligjësitë dhe normat e veta, fitime, shpenzime, prime e ponderime. Por Fatosi është munduar që të gjejë shtigje për veprimtari humane, sociale, sponsorizime për veprimtari kulturore dhe artistike, edhe në dëm të vetë.

 

Veç zotësisë dhe aftësisë në punë, drejtim dhe organizim, te ai gjen cilësi të tjera të rralla njerëzore që zor se i gjen te biznesmenët tanë: kavalier, filantrop, altruist, mecenat arti dhe besimtar religjioz i pandreqshëm.

 

 

Në tërmetin e gjashtë viteve më parë ai hapi kat më kat dyert e FAFA-s për njerëzit e mbetur të pastrehë. I mbajti aty me muaj të tërë me strehim, me ushqim, për të rimarrë veten, për t’i inkurajuar deri sa të gjenin një mundësi tjetër më të mirë dhe të hynin në rrugën normale të jetës.

 

 

Kështu veproi edhe në kohën e Covid 19-ës, ku pezulloi dhe sakrifikoi gjithçka të vetën dhe e vuri në dispozicion të njerëzve në nevojë.

 

 

Dhe më tej, FAFA është bërë tashmë “shtëpia e dytë” e Skraparllinjve, ku shoqata  “Tomorri” Durrës, në mjediset e saj argëtuese bën veprimtaritë e radhës, por, pas tyre edhe ahengje dhe mbrëmje relaksi.

 

 

 

Shtëpi e dytë është bërë edhe për artistët shqiptarë, që aty kanë krijuar Vatrën e tyre, ku shkrimetareve, kompozitorë, piktore etj. diskutojnë dhe festojnë krijimet e tyre.

 

Shtëpi e dytë është bërë edhe për fëmijët dhe njerëzit me aftësi ndryshe, që vijnë këtu të organizuar në veprimtari reabilituese, argëtuese dhe relaksuese.

 

 

FAFA çdo ditë të vitit zjen nga festat, të vogla dhe të mëdha. Mjediset dhe fasadat luksoze të saj janë përdorur si skena dhe mizaskena të veprimtarive artistike të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar si “Miss Globi”,  “Miss Universi”, Festivali i kërcimit Afrikano – latin, “E diela shqiptare”, disa koncerte  festive të fundvitit; kampionate sportive botërore si Kampionati botëror i Peshëngritjes, Kampionati europian i Shahut për të rritur e të rinj me 35 kampionë bote, Kampionati Taekondow etj. etj., por edhe si mikpritje dhe nderim të personaliteteve me famë botërore: aristë si, Ornela Muti, Ana Oksa, Albano Karrizi, Maria Grazia Cucinotta; Grupi suedes “Radnex”, Ruslana, fituese e Eurovizionit; politikanë, Stipe Mesiç, Ramush Haradinaj, Edi Rama; sportistë, Sacha Dragiç  kampion shahu, Erland Qerimaj, peshëngritës etj.

 

 

FAFA FARFURITËSE…

 …një libër i hapur që nuk do të përfundojë kurrë së shkruari dhe së lexuari 

 

Historinë e fillimit, atë të deri para dis vitesh, e bëri Faiku, tashmë po e bën Fatosi dhe më pas akoma fëmijët dhe breza të tërë gjak Çerenishti.

 

 

Fatos Cerenishti ka qenë dhe mbetet një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë në sektorin e turizmit, që i ka dhënë inventarit turistik shqiptar një shembull të papërsëritshëm se çfarë mundësish ka Shqipëria për të zhvilluar një turizëm të një niveli të lartë dhe cilësor.

 

 Ndërsa FAFA do të jetë përherë një libër i hapur që nuk do të përfundojë kurrë së shkruari dhe së lexuari…

 

 

Shkruar në dhjetor 2025