Nënë Tereza në “FAFA Goup”

Nënë Tereza në “FAFA Goup”

Mbrëmë, më 5 Shtator – Ditën e Shenjtërimit të Nën Terezës, TV Klan Plus ka transmetuar spektaklin gala të organizuar në Shkup, në të cilën u nderuan me trofeun “Nënë Tereza” disa personalitete të biznesit, të artit dhe të kulturës, ndërmjet tyre edhe Presidenti i “FAFA Group”, Fatos Çerenishti me motivacionin “për bamirësi, solidaritet dhe altruizëm”.

 

Me këtë rast, në mjediset e kompleksit “Fafa Group”, në ora 21 të mbrëmjes u përcoll në mënyrë të organizuar dhe ceremoniale spektakli i Shkupit, i cili u ndoq nga qindra pushues dhe personel shërbimi të plazhit të Golemit dhe të Shkëmbit të Kavajës.