Nepenthes Tomoriana,  bukuroshja e fjetur e Tomorrit që zbukuron oborret dhe lulishtet e botës

Nepenthes Tomoriana,  bukuroshja e fjetur e Tomorrit që zbukuron oborret dhe lulishtet e botës

 

Mali i Tomorrit, si një kalë i ngarkuar, veç historisë dhe legjendave mbart mbi vete dhe shumë pasuri natyrore dhe turistike.

 

 

Tomorri ka një florë të pasur rreth e në majat e tij, qindra lloje bimësh, por edhe me një bimë endemike, të veçantë, Nepenthes Tomoriana, Zambaku i Tomorrit, i zbuluar nga botanisti i shquar italian, profesor i Universitetit të Bolonjës, njohës shumë i mirë i natyrës shqiptare, Antonio Baldaçi në vitin 1928.

 

Emri shkencor i bimës endemike e Zambakut të Tomorrit është Nepenthis Tomorriana Sulovasi, Nepenthis që tregon specien e lloit të Nepenthesve; Tomorriana, që kjo bimë është gjetur në zonënë e Tomorrit; Sulovasi, që tregon lokalizim më të kufizuar dhe më të saktë, në zonën e Sulovës së Gramshit.

 

 

Ndërsa, fatkeqësisht, në vendin e origjinës nuk njihet dhe ngrehin supet kur pyet për të, ai është përhapur nëpër kopshtet dhe lulishtet e botës.

 

 

Lundroni në “Google” dhe  do ta gjeni atë ashtu siç ka qenë, të bukur, të freskët, autentik!…

 

Mirë në “Google”, po kush më gjen sot një zambak Sulove, nuk e di si do ta shpërbleja!?…

Thjesht, për hir të historisë, për hir të shkencës, për hir të autenticitetit që kjo bimë bimë endemike rritet vetëm në Shqipëri, vetëm në Sulovë!…(Z. H. # Orakujt…#).

 

 

————–

 

 

Antonio Baldaçi ishte një botanist dhe gjeograf italian, një pasionant i studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike që bëri një jetë të tërë shkencore mes shqiptarëve.

 

 

Nga publikimet e Baldaçit, sot janë disa libra të tij si dhe kanë mbetur rreth 250 artikuj dhe vëllime, të cilat kujtojnë itineraret shqiptare. Pasioni ballkanik i Baldaçit shpjegohet me faktin, që para se të ishte politikan, ai ishte studiues: interesi për të panjohurën dhe kërkimi për njohje të thelluar ishin baza e jetës së tij.

 

 

Veç  Zambakut të Tomorrit, zbulim i Baldaçit janë edhe shumë bimë të tjera endemike në Shqipëri, sidomos në Alpet e Veriut, që janë zbuluar dhe emërtuar në regjistrin botëror të bimëve nga Baldaçi.