“Nëpër Skrapar, guidë historike dhe etno-kulturore”: KRUSHOVA
Abedin Xhaja, lindur në Krushovë të Skraparit. Që fare i ri u rreshtua në formacionet partizane të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas më shumë se tre vjetësh në luftë, mbas çlirimit, shërbeu me devocion, si gjithë brezi i tij, oficer në disa rrethe të vendit. Është vlerësuar me medalje të shumta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë të asaj kohe.
Ka qenë një një aktivist i shquar dhe i përkushtuar i Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it të Shqipërisë.
“Orakujt e Tomorrit”, duke botuar më poshtë shënimet e Tij, i bën Abedin Xhajës, një homazh nderimi gjithë veprimtarisë së Tij atdhetare.
I përjetshëm kujtimi i Abedinit!
Abedin Xhaja
Krushova është një nga fshatrat më të braktisur të Skraparit. Dhe si i tillë, pë ata që kanë lindur dhe janë rritur atje, por që tashmë janë detyruar të ndërtojnë jetën larg nëpër qytete të ndryshme të vendit, është më i dhimshëm dhe më i mallshëm.
Ndaj çdo fjalë, çdo shkrim dhe kujtim për të merr vlera të shumfishta për banorët e laguar, siç janë, fjala vjen, këto shënime të pabotuara të ish-luftëtarit dhe veteranit të LANÇ, Abedin Xhaja, i cili nuk jeto më. Në këto shënime, ndër të tjera ai shkruan:
Flas i malluar dhe nuk i mbaj dot lotët kur kujtoj që gjithë ajo gjallëri e dikurshme me zërat e njerëzve, blegërimat dhe hingëllimat e kafshëve, cicërimat e zogjve, tani është kthyer në heshtje, që do ta quaja të dhimbshme dhe vrasëse, një heshtje që e gjen vetëm në varre. Por s’kam ç’bëj dhe i kthehem bllokut tim të shënimeve, pasurisë sime të vetme , të mbushur me emra vendesh, pyjesh, kullotash e burimesh; me emra njerëzish, burra të vërtetë, luftëtarë e trim, ngjarje të gëzuara, por edhe tepër të dhimbshme; luftrave mëe të huajt, por edhe luftrave pë mbijetesë në ato male të ashpra, po, ve; luftrave mëe të huajt, por edhe luftrave pë mbijetesë në ato male të ashpra, po, veçanërisht të bukur.
Këtu ka qenë dikur një fshat
Për lashtësinë e fshatit tonë flasin zbulimet arkeologjike dhe gjurmët e dikurshme që duken edhe sot.
Krushova shumë kohë meë parë ka qenë në një vend përballë që quhej Mbaravenë. Nuk e di çfarë thonë ata që janë më të shkolluar nga unë, por unë them se do të thotë, vend i mbarë, mbarë vjen (mbarëvajtje). Këtu ka shumë qeramikë, mure me gurë qikllopikë, që mund të ketë qenë një vend ilir.
Këtë ta përforcon edhe shpella që është aty pranë që quhet Shpella e Mbaravenit. Kjo shpellë ka qenë e banuar dhe në të mund të strehohen 700-800 frymë
Në Mbaravenë ka një vend me murishte të shumta që quhet Shtëpishti. Besoj se ky vend ka ngelur me këtë emër sepse aty ka patur rrënoja shtëpish.
Një vend tjetër quhet Shën Gjergj, me siguri do të ketë qenë ndonjë kishë. Këu duhet të kenë qenë banorët e parë vtë Krushovës. Më pas ata janë hedhur shumë herët në pjesën ku është fshati sot, sepse edhe aty ka emra krishterë, si Kisha, Gropa e Pirros, Ara e Kotes etj.
Përballë fshatit janë disa ara që quhen Krushe, nga kjo mund të ketë marrë emrin fshati, Krushovë. Krushe, në sllavisht do të thotë Dardhë (Gorricë), mund të ketë qenë një vend me këto lloj pemësh.
Në Krushovë deri vonë festoheshin festa shenjtorësh të krishterë, Shën Thanasi, Shën Mitri, Shën Gjergji. Por fshati ynë ka patur një histori të pasur të të gjitha kohëve, si më të vjetrat ashtu edhe më të mëvonshmet. Pra ka qenë pjesë e pashkëputur dhe integrale e gjithë historisë së Skraparit. Burrat e këtij fshati kanë marrë pjesë në çetat për liri e pavarësi gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, në Shpalljen e Pavarësisë, në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Revolucionin e Nolit të ’24-ës, në Kryengritjen e Fierit të ’35-ës me në krye Riza Cerovën etj.
Por një faqe me të vërtet e lavdishme për ktë fshat është historia e Luftës Antifshiste Nacionalçlirimtare. Në formacinet partizane morën pjesë 35 burra dhe gdjem nga ky fshat dhe ranë Dëshmorë të Atdheut 12 veta, të cilët me këtë rast kam dëshirë t’i përmend dhe të ngrihem në këmbë në nderim të tyre: Lame Dido Xhaja, Hasim Kamber Xhaja, Xemal Metush Xhaja, Sali Xhelo Xhaja, Nevruz Xhemal Xhaja, Jashar Shero Zyka, Sali Dajlan Zyko, Dake Zyko, Ramo Selman Hysi, Qerim Hysi, Avni Naim Nako.
Në Krushovë është bërë edhe një nga masakrat më të mëdha nga gjermanët në vitin 1944, jo vetëm në Skrapar, por edhe në Shqipëri. Brënda një ore janë vrarë të gjithë meshkujt që u gjendën atë ditë në fshat nga Krushova, por edhe nga Kapinova.
Kokën prapa…
Historinë e Tyrbesë Bektashiane të fshatit tonë kam dëshirë që ta jap pak më gjatë, pasi ajo dhe varret e të parëve janë ato që na çojnë në Krushovë.
Edhe më herët, por në fund të shekullit të 18 –të dhe në fillim të shekullit të 19 –të përhapja e Bektashizmit mori përmasa të mëdha në Skrapar.
Pikërisht në këtë kohë u përhap edhe në fshatrat Kapinovë, Turbëhovë, Krastë dhe Faqekuq.
Nën kujdesin e teqesë së Backës dhe veçanërisht të Babait të kësaj teqejë, Baba Fetahut, u ngrit Tyrbeja e Krushovës.
I pari klerik që u caktua nga Baba Fetahu, për të shërbyer si dervish në këtë tyrbe, ishte dervish Veliko Rakip Zyko. Në fillim tyrbeja u ngrit me mure guri, çati druri dhe dërrasa të marra nga mali.
Në vitin 1914 greku dogji fshatin të tërë, Fshatarët shkuan të gjithë në Karbunarë të Vlorës, Në fshat mbeti vetëm Dervish Velikua, të cilin Sali Dajlan Zykoja dhe Tare Dido Xhaja e çuan në shkëmbin e Galinës. Aty, pa njeri ai jetoi për një vit rresht, deri sa u kthyen fshatarët nga muhazhirllëku, duke u ushqyer me bimë e kafshë të egra.
Në vitin 1935 Dervish Velikua ndërtoi të re tyrbenë, ku veç varreve të dy njerëzve të nirë ai la vend varri për vete kur të vdiste (gjeshtiste). Tani tyrbeja u bë me gurë të skalitur, me 12 kënde që simbolizojnë 12 imamët.
Dervis Velikua ishte patriot i madh. Gjatë Luftës ishte anëtar i Këshillit Macionalçlirimtar të fshatit dhe anëtar i Këshillit Krahinor të Zonës së Potomit.
Në janar të vitit 1944 kur gjermanët bënë maskër në Krushovë, pikërisht në oborrin e Tyrbesë, Dervis Velikoja nuk ishte aty. Një ditë më parë atë e kishte marrë Muharrem Zykua dhe Haxhi Xhaja dhe çojnë përsëri, si në vitin 1914 te shkëmbi i Nërurëzës për ta strehuar nga gjermanët.
Pas çlirimit, në vitin 1945, ai ndërroi jetë. U varros brenda tyrbesë në krahë të dy shenjtorëve të tjerë.
Gjatë periudhës së socilizmit tyrbeja u prish, por në vitet ’90 ajo u rindërtau nga fisi i Saliut, që ishte kujdesur që në gjallje për të.
Tani ajo kartësohet hijshëm, si një simbol i shenjtë fetar, por edhe si një simbol homazhi për viktimat e pafajshme të vrarë nga gjermanët në oborrin e saj.