Nëpër Skrapar, Zabërzani

Nëpër Skrapar, Zabërzani

 

Fshati Zabërzan ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhjes së Osumit, në skajet e fundit të Kanioneve të Osumit, në pjesën më panoramike të këtyre kanioneve, që janë Mulliri i Babait dhe ura pasarelë e Zabërzanit.

 

 

Zabërzani ka dy lagje, lagjen sipër, që quhet Zabërzani i Vjetër (apo Zabërzani i i Sipërm) dhe lagjen poshtë, që quhet Lagjja e Poshtme (apo Zabërzani i Ri).

 

 

Dikur të dyja lagjet dalloheshin për një kulturë jetese tepër të civilizuar, me shtëpi të reja, të mobiluara, të pastra, me kopshte dhe selishta në çdo stinë të vitit të punuara dhe të mbjella. Në këtë mënyrë jetese kanë ndikuar dy faktorë për këtë fshat:

 

 

E para, është ekspozicioni i fshatit në drejtim të lindjes, ku dielli rreh gjithë ditën, duke ndikuar në cilësinë e produkteve bujqësore, veçanërisht rrushit në lisa dhe hereke.

 

Rakia e Zabërzanit është me nam, po me nam është edhe muhabeti në këtë fshat.

 

Zabërzani ka bërë reformën më të madhe të dollisë, që dikur ishte tepër e rëndë, tepër e ashpër dhe tepër e gjatë në kohë, duke nxjerrë sharte racioanale në dolli, që u quajt “Dollia Zabërzançe”, e cila nuk është gjë tjetër, veçse dollia e sotme e Skraparit.

 

 

Një tjetë faktor që ka ndikuar në mënyrën e jetesëstë këtij fshati është se në vitet ’20 – ’30 të shekullit të kaluar burrat e Zabërzanit shkuan masivisht në kurbet në minierat e Lionit të Francës.

Pas kthimit që andej, ata investuan për ndërtimin e shtëpive të tyre, çezmave, rrugicave, në vreshta dhe pemtore etj.

 

 

Në këtë foto paraqitet lagjja e Zabërzanit të Ri, i cili vërtet ka mbetur i ri në krahasim me lagjen sipër. Kjo lagje quhet edhe Shënjtoll (Shën Todër), pasi aty ka qenë një kishë e vjetër me të njëjtin emër.

 

 

Në këtë lagje janë këto fise:

Hasanaj, Liçollarë, Kasollarë, Çarçani, Lamellarë, Shenjtollë, Bregasi (Bregu)