Nga blogu “Gatime tradicionale të Skraparit”, në Camping “Myzyri”

Nga blogu “Gatime tradicionale të Skraparit”, në Camping “Myzyri”

 

Pas 13 vjetësh, blogerja e njohur Luljeta (Sulka) Myzyri “Gatime tradicionale të Skraparit”, sot ka mbi 25 mijë ndjekës dhe dhjetra mijra pëlqime dhe komente. Një performancë mediatike nxitëse dhe frymëzuese, po të kesh parasysh vështirësitë e mëdha që ka hasur:

 

 

vendin ku ajo banon,Çorovodën, në një zonë e thellë rurale me mundësi të kufizuara komunikimi, me vështirësi  ekonomike, pa infrastukturën e duhur dhe pa ambiente ku ajo të ushtrojë pasionin dhe profesionin e saj.

 

 

Megjithatë ia ka dalë falë punës së saj këmbëngulëse, dashurisë për gastronominë, artin e kuzhinës dhe veçanërisht të kuzhinës tradicionale.

 

Me nënë Hajrien

 

Në këtë zeje kaq të bukur, ajo ka patur ndihmën e pakusyer të dy njerëzve të saj të shtenjtë, që tashmë nuk jetojnë, nënës së  saj, Hajries  dhe vjehrrës Myrsete.

 

 

Me vjehrrën, Myrseten

 

Por Luljeta Sulka, që rastësisht, fatmirësisht dhe domosdoshmërisht, është edhe kushërira ime, vajza e hallës, motrës së babait tim, të ndjerës Hajrie, me një punë dhe ambicie sizifiane, me bashkëshortin e saj, Arben Myzyrin, kanë hedhur një hap tjetër më të guximshëm për ngritjen e një biznesi tjetër, domosdo fitimprurës, por më shumë si një kënaqësi profesionale, për të shpalosur artin e tyre të mikpritjes dhe gatimit, kampingun “Myzyri”, 1.5 km në hyrje të Çorovodës.

 

 

Një resort i bukur, i freskët, i këndshëm dhe shumë i frekuentuar, sidomos nga turistët e huaj.

 

 

Por a janë të kënaqur Luljeta dhe Benin me arritjet e tyre?!

 

 

Jo. Sepse për ata që shikojnë larg dhe lart, s’ka fund, s’ka limit, ka vetëm kënaqësi  dhe ecjeje përpara! (#Orakujt…#Z. Hoxha)