“…Nga Durrësi, për A2 CNN, Elitjona Doko”!

 “…Nga Durrësi, për A2 CNN, Elitjona Doko”!

“Unë jam Elitjona Doko, gazetare. Tranzicioni që po kalon vendi ynë me “epideminë” e largimeve masive, padyshim që edhe mua më ka vënë në dilemën ” Të largohem apo të qendroj?!”.

 

Por, mes shumë pikëpyetjeve zgjodha të investohem në vendin tim. Tani pres që edhe fëmija im të lindi e të rritet këtu.

 

Prej më shumë se një dekade i jam përkushtuar profesionit tim gazetaresk, atij akademik si dhe komunikimit publik, një rrugëtim jo i thjesht mes sfidash, por me kënaqësinë e pazëvendësueshme të të jetuarit e folurit shqip.

 

Unë zgjodha vendin tim, mes vështirësive, por edhe kënaqësisë e paepur që të jep vendi ku kam lerë!

 

#zgjodhishqiperine, Elitjona Doko”

 

 

Ky postim në Gogo.al na bëri të kthejmë edhe një herë vëmendjen nga mikesha jonë, gazetare  dhe veprimtare e njohur, veç  të tjerash, edhe si bashkëpunëtore dhe moderatore e pandarë e shoqatës “Tomorri” Durrës dhe gazetës on line “Orakujt e Tomorrit”.

 

 

Se, ndonjë herë, edhe pse të mirën, të vyerën, të bukurën e kemi aq pranë, përsëri i hedhim sytë larg. Nuk thotë kot një fjalë e urtë e popullit që “vajza e fshatit i ka kërcinjtë e djegur”!

 

 

Por Elitjona e meriton vlerësimin dhe vëmendjen.

 

Për ata që nuk e njohin, është me origjinë nga Skrapari, me banim në Durrës. Është një gazetare e re, me një karrierë të shkurtër, por shumë të suksesshme.

 

 

Ka mbaruar studimet e larta për Gazetari; master shkencor “Menaxhim Marketing”; dhe master profesional “Logjistikë dhe Siguri Detare”.

 

 

E ka nisur si reportere në media lokale si: “Adria Net”, gazeta “Bulevard”, “Utv News”, etj. Më pas, në gazetën “Mapo” dhe “Fax News”, dy vite e gjysmë.

 

Prej 4 vitesh punon reportere e Durrësit në “A2 CNN”.

Ndërkohë, prej 10 vitesh punon në zyrën e marrëdhënieve me median në Autoritetin Portual Durrës (prej 3 vite e gjysmë është Drejtuese e Njësisë së Komunikimit me Median dhe Publikun).

 

 

Paralelisht, prej më shumë se 7 vitesh është lektore me kohë të pjesshme pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në Departamentin e Markentingut.

 

 

Suksese Elitjona!

Se ky vend ka shumë nevojë për të Rinj si Ju!