
Nga njëri fshat në tjetrin: “Udhëtim” poetik nëpër Skrapar
Si një valle, bora zbret,
majë Tomorrit historik,
Një tamzane me urime
festën hap mbi Ujanik.
Tej, në Gjerbësin zemërmirë
Jehon kënga, xha Demir,
Si gëzimi i një foshnje,
zemërbardha mbi Zaloshnje.
Nis gëzimi e merr hov,
E stolisura Mëlovë,
Që veç krushq të shohin sytë
Barç i Parë e Barç i Dytë
Sofër-shtruar e pa shoq.
A po fton Rehovë e Floq?
Një urim po zbret nga Kuçi
Nga Straficka në Vishanj
Flokëbardha, lozonjare
Mbi Gjogovicë, iso mban.
Si gjerdan, hapi i një valleje
që nuk ndalet, vetëm ec,
A s’po merr një valle dyshe
Ti Grëmsh edhe ti Gradec?
Po feston e gjithë treva,
Gurazezi edhe Greva
Hap sepetet ti , Postenë
Më të mirat tek ti gjen.
Zhepa e veshur porsi retë,
E mbush sofrën me zairetë
Çukit gotën Kovaçanji,
Qaset Trebla dhe Shpatanji,
Tek kjo sofër plot kujtime
Si ujvarë me urime
Për Çorrotat e për Cerricë
Për Konak me korifenj
Për Buranj e për Dobrenj.
Ndaj kulaç, moj Leskovë,
Pak për Dunckë e për Tërrovë,
Qas postiqen në buxhak
Ti, Rromas e ti, Luadh…
Kërcet cungu në oxhak,
Kapur-kapur prej mëngore,
Turbohova, Kapinova,
Valle burrash dredha-dredha,
Këndo Leshnjë mbi fustanella.
Jepi Krastë, bëhu Sak,
Mbushja Vlushë edhe Bërsak,
Moj Krushova mbi avlli,
Për mik, vezë mbi kaci,
Bjeri lodrës, moj Gostënckë
sa të t’na mbetet mend
Se si zona festën skuqi
me velënxa Faqekuqi.
Është aheng i paparë,
Kjo festa Nikollarë
Në çdo lagje e shtëpi
Melckë, Dyrmish plot hijeshi
Kapuç-zbardhur mbi teqe
Backë që veç bekime ke
Ajo Qafa me stoli
Valvit valles një shami
Koprenckë me zemërmedhenj,
Kapu përdore me Germenj.
Staraveckë derëhapur,
As je lodhur as je plakur
Nuse, moj, plot rini,
Si Visocka edhe ti,
Zbukuroni një nahij’
Këndo Helmës ndër ahishte
Bukur, ëmbël, skrapalliçe
Buçet zë, gjithë Potomi
Si Gjergjova iso shtoni.
Zabërzan – Ballkazani
Me Malindin dor’ për dorë
Hiqet gruçka nga tamzani,
Rruaza-rruaza përmbi gotë
Festa shton plot miq e shokë.
Në oxhaqe s’pushon flaka,
Në dolli edhe Muzhaka
Feston Prishta, djep vatani
Qeshibesi prej tabani
Bashkë me Sevran e Kakos,
Vallja s’ndalet, lodra loz.
Djaloshar prej shekujsh ti
Rog e Çepan krenari!
Si nje vashez bukur rri
Vëndresha me natyrë flori,
Që nga Ibro, gjer në Valë
Ku tradita hedh fare
Nur-bukur, moj Spatharë.
Me Lavdar që t’rri në bel,
Ku je i bukuri Therepel?
Pa qëmto Kakrukën pak,
A e nisi festën vallë?
Se per të digjet mall.
Bogovë, moj faqe-prushë,
Hidhi sytë në Dobrushë,
Jepna pak ledhatim,
Ti atje në Përparim.
Bashk’ me Selan, me shumë gaz,
Sot është festë, këndoj dhe flas
Ndize festën Bargullas
Dhe në s’dite, bëj një prove
Kërko ndihmë në Nishovë,
Që nuk lë shoqe pas
Por feston me lezetì
Nga Jaupas në Dëvrì,
Kënge mbi këngë, si një kurorë,
Ndizet festa dhe në Strorë,
Kjo Verzhezha nën Ramie
Këtij Buzuqit i zgjon shije,
Tok me Orizaj e Munushtir
Seç ia marrin valles shtrirë.
Ashtu kapur, dorë për dorë
Vjen Veleshnja me Cerovë
Prije vallen, moj Sharovë,
Vër Slatinjën si kurorë,
Merr takien nga Nishica
Të çuditet Rehovica,
Rehovica dhe Sitica,
Që ahengun seç e derdhin
Deri tutje mbi Liqedhin.
Fjalos sofra trimëritë,
Merre gotten, moj Koritë,
Gjeje Radëshin për dollitë.
Zbukuruar me meritë,
Mollasi seç i bën dritë
dhe vështro nga Gradeci,
Ku mikpritja kurr nuk ngeci
Mikut mishnë, me gjith bisht,
Siç e di ti, Çerenisht
E ndaç fruta të kërkojë
Ngjitu shpejt në Osojë
Si nektar je, moj Polenë,
Pakëz hoje për midenë
Ja dhe Grepcka me pershesh,
Atje, ku gjithçka mund ta gjesh.
Nis prapë kënga, nuk hesht
Sa nur paske, moj Vëseshtë
Si stoli rri ky Dhores
Tek të sjell pak pekmez
Shend’e’ver, festë përherë
Zogas që s’mu plake njeherë,
Ti Kalanjas, port’ e madhe,
Prije Skraparin në valle,
Shkojnë urimet në çdo anë:
Gezuar! O popull titan!
Plot tradita, i respektuar
Gëzuar! Skrapar – Gëzuar!
Në zemër kurdo na ke
Gëzuar Skrapar, kudo që je!
Shënim i editorit:
Ashtu siç ndodh në krijimtarinë popullore, që secili heq apo shton ndonjë një gjë derisa ajo arrin në formën më të përsosur, edhe ky krijim, duke kaluar gojë më gojë, është në fazën e tij të përpunimit dhe të selitjes.
Ndaj, kush ka dëshirë të ndërhyjë, të rregullojë, të redaktojë apo të shtojë, është i lirë, që kjo poezi të plotësohet dhe të arrijë në fazën e saj përfundimtare. Për këtë mund të operoni nëpërmjet komenteve.