Nga Rubrikat sociale të Fatos Muçajt: Në kohën time 

Nga Rubrikat sociale të Fatos Muçajt: Në kohën time 

Nostalgji vegjëlie

 

Ikën ato vite kur s’kishim bukë hanim simite.

 

Në kohën time klasa përbëhej nga 25-30 nxënës, (ose 35 që ishte maksimumi).

 

Në kohën time, uleshim dyshe në bankë, por dhe treshe.

 

Në kohen time nuk kishte pandemi, por kishte thërriza apo morra që kërcenin nga koka shokut e direkt tek koka ime.

 

Në kohën time, dilje në orën 07:30 e ktheheshe në shtëpi në orën 14:00. Nuk na sillte e as na merrte nga shkolla as mami, as babi, as gjyshi, as gjyshja dhe as makina, por këmbët tona.

 

Në kohën time klasa ishte me fat sepse nuk kishte asnjë xham të thyer dhe ajo soba atje në cepin e klasës, ishte e ndezur dhe ngrohte gjithë klasën.

 

Tymin e sobës kishin si parfum, por edhe si dizinfektant për qurret, se tymi te ben mire per rruget e siperme te frymemarrjes. Ishte si aerosoli i sotem.

 

Në kohën time, banjot ishin si banjo publike sa shpesh herë merrje vendim që të duroje pa e bërë deri sa shkoje në shtëpi.

 

Në kohen time, duart i kishim me shkumës dhe boje qe na derdhej nga shishet e penicilines, ashtu qëndronin derisa të shkoje t’i laje në banjon e shkollës apo kur shkoje në shtëpi.

 

Në kohën time mbaj mend se u dha lajmërimi “Kujdes nga Sida”. Ne, fëmijët, kur shikonim gjilpëra apo shiringa në tokë bërtisnim “Sidaaaaaa “!…

 

Në kohën time vinin nëpër klasa disa njerëz që na mësonin se duhet të lanim dhëmbët dhe se si duhet të përdornim furçën.

 

Ne kohën time, feta e bukës të binte në tokë por nuk hidhej, thjesht pastrohej dhe thoshim: Hajd se shëndet të bëhet!…

 

Në kohën time sëmureshe dhe me temperaturw 40, pije atë analginën e shpifur apo aspirinën e Profarmës, e cila shoqërohej me fjalinë “kujdes se mos e vjell se është e fundit “. Shëroheshim për bukuri. Ca kompresa me atë erën e uthullës, dhe kaq.

 

Në kohën time kishte zgjebje, por nuk na kapte kurrë. Nuk mbanim as maska as dizifektantë. Sapun 5-leksh Rrogozhine kishim. Nuk mbanim distanca.

 

Në kohën time, gërmoje me dorë gropën dhe luaje topa gropash apo lojë luftash.

 

Në kohen time topi binte në ujë e pastaj në dhe, e bëhej me baltë. Nuk kishim facoleta të lagura por kishim bluzë. Djersa thahej vetë.

 

Ja dolëm për bukuri!

 

Ashtu të zhgërryer nëpër banka, tabela, shkumsa, baltra, djersë, me morra e pa morra, ja dolëm.

 

Njëherë e një kohë kur nëna e piqte bukën me maja dhe i vinte era shtëpisë, të keqen e erës.

Dikur, pasditeve, oborret mbusheshin me karrige dhe komshi.

 

Njëherë e një kohë e gjithë lagjja ishte një familje e madhe.

 

Dikur dyert tona ishin të hapura gjatë gjithë ditës.

 

Njëherë e një kohë, ne si fëmijë këndonin këngë i jepnin gëzim shtëpisë dhe lagjes.

 

Madje merrnim pjesë në festivale që organizonte shtëpia e pionerit.

 

Unë as ja merrja as ja prisja por ama për iso të thaja piten.

 

Njëherë e një kohë soba, oxhaku dhe mangalli ngrohte gjithë shtëpinë dhe piqte gështenjat dhe patatet.

 

Njëherë e një kohë të gjithë i jepnim të varfërit nga teprica një pjatë me ushqim, një rrobë ashtu me andra, një shishe vaj, disa vezë, sheqer apo miell.

 

Dikur kujdeseshim për fqinjin tonë.

 

Dikur nëpër shtëpi jetonim edhe gjyshet dhe gjyshërit.

 

Njëherë e një kohë kemi bërë miq me zemër.

 

Dikur skuqeshim kur ishim në siklet.

 

Dikur dinim të kërkonim falje dhe mbi të gjitha të donim njëri tjetrin.

 

Na ishte një herë e një kohë.

 

Y-y-yyyyyy, sa larg duket!…

 

Dikur ishim me të vërtetë, më njerëz!…Po-po Njerez!

 

Tung

 

Ju dua fort por jo më shumë se veten se ju gënjej.