Ngrehu, o Abdyl bej nga varri, / Se Frashërin e zuri halli!…
Muhamet Tako
Ngreu, o Abdyl bej nga varri,
Se Frashërin e zuri halli,
Zgjo Naimin dhe Saminë.
Të shikojnë Dangëllinë.

Të shikojnë Dangëllinë
Që është bërë greminë:
Njerëzit muarrë arratinë,
Për një xhade e një makinë,
Për shkollën e mjekësinë;
Ku po venë nuk e dinë.
Halli i madh me qeverinë,
Frashërin duan që ta fshijnë,
Duan ta bëjnë kosë-Kosinë,
Ne pak, që kemi mbetur,
Na quajnë si të vdekur.
Ne këtu kemi shekuj,
Kemi varret e shtëpinë,
Abdylë, Naimnë, Saminë…
O djema, lule – xheneti,
Për Frashërin dheu s’u treti,
U harrua amaneti:
“Mos ma lini Dangëllinë,
Të na i bëjnë shkretinë!”
