Një bujtinë e bukur, gati të hapë dyert në Beratin dymijëvjeçar

Një bujtinë e bukur, gati të hapë dyert në Beratin dymijëvjeçar

Një bujtinë është gati të hapë dyert së shpejt në Berat për të mikpritur vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ pamje nga bujtina e cila ndodhet vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë-Peshtan.

 

Ja postimi i Kryeministrit:

 

“Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert së shpejti në Beratin 2 mijë vjeçar. Vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë Peshtan, ndodhet “Kantina Pupa”, deri dje një biznes i vogël familjar, i cili me ndihmën e qeverisë përmes AZHBR, sot është zgjeruar me 20 hektar vreshta rrush autokton, 1000 rrënjë ullinj, 2 salla degustimi vere dhe 15 dhoma në funksion të agroturizmit të zonës

 

#SkaKohëPërPushim “, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

 

 

Po, kur i ka pëlqyer Kryeministrit, pse të mos na pëlqejë edhe ne, si “Orakuj fatndjellës të këtij Babait këtu lartë”, që jemi nga ajo anë dhe që na bëhet qejfi për çdo gjë të re, çdo sukses dhe arritje të kujtdo qofshin!