Një dedikim i përveçëm nga i shquari poet dhe mik, Xhevahir Spahiu

Një dedikim i përveçëm nga i shquari poet dhe mik, Xhevahir Spahiu

 

I dashur Dritëro,

 

është nder të kesh një mik si ti, me shpirt të gjerë e mendje aq pjellore, i ëmbël si rrushi e djegës si një spec, me kupën plotpërplot me gazavajin e kësaj bote .

 

 

Ne që erdhëm pas teje (e të tjerë që do të vinë pas nesh ) u rritëm në sytë e tu, nxuarrëm të vërteta të thekshme nga vepra jote e çmuar, mbrujtur me tokë e me qiell – burim fuqidhënës për këtë popull fatzi.

 

 

Shqipja jonë hyjnore mund të liget e t’i merren këmbët, po për të vdekur nuk vdes kurrë: je ti, si pakëkush, që i rri tek koka, me gjak të zemrës sate e ushqen.

 

Faleminderit!

 

Xhevahir Spahiu

 

Tiranë 23.10. 94