Një dokument i rrallë i arkivit të Familjes Cakrani për Hebrejtë dhe Kodikët e Beratit

Një dokument i rrallë i arkivit të Familjes Cakrani për Hebrejtë dhe Kodikët e Beratit

Kreditet e këtij postimi shkojnë për studiuesin Ajet Nallbani, i cili e ka botur për herë të parë në statusin e tij të Facebook

 

 

Gjermanët dhe Hebrejtë jetonin plot një vit bashkë pa e ditur askush, pasi “Qyteti i Hebrejve” që quhej Berati, kish rreth 400 familje me mbi 1000 të tillë.

 

 

Qarkomandanti i qytetit dhe Komndanti i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, pas fshehjes së kodikëve armatës gjermane, gjendet përpara një vështirësie të re e të paimagjinueshme.

 

 

Në këtë rrezik i shkruan një urdhër Major Perikli Haxhistases.

 

 

 

 

Letrën e ka kërkuar së fundmi me ngulm edhe muzeu botëror i Holokaustrit Yad Vashem, si rasti unikal në botë i fshehjes së hebrejve.

 

 

Poseduesit e saj të “Archive Cakrani” ranë më në fund dakord për të dërguar një fac-simile.

 

 

 

D o k u m e n t i

 

 

“Shqipëri e lirë.

 

Komanda Ballit Kombëtar, Berat.

 

”Urgjent” Z.  Perikli Haxhistasa, Këtu.

 

Tepër Rezervate (nënvizuar)

 

 

Gjëndja është shumë e rëndë, prandaj urdhërohesh të mos lëvizësh në drejtim të Shtabit e Komandës t’onë.

 

 

Këto ditë pa-pritur na doli një punë urgjente me Komandën e ushtris Gjermane këtu dhe Komandën Superiore të tyre të Tiranës, që ishin urdhëruar nga ajo e Ballkanit apo Berlinit fare.

 

 

Ata ishin para-pregatitur me të gjitha dhe kërkesa e tyre që m’U bë ishin ca libra të vjetër të qishës dhe si nuk i gjetën kishin urdhër të egzekutonin priftërinjt e saj.

 

 

At Visarjoni (Xhuvani-peshkopi i jugut) nuk duhet të dilte përgjegjës se pushkatohej me T’a, dhe dihet që duhet të dilja unë përgjegjës për Beratin, qishën e priftërinjtë. Ustaji i çatisë mbyll një vryme dhe hap tri të tjera. Oficeri Madhor nuk e gjeti atë që kërkonte, dhe unë duke mbuluar ata, hapa një rrezik i ri.

 

 

 

 

Ësht urdhëruar tani Gestapua për të gjetur ato me ç’do kusht, me kontrolle, ndalime dhe me egzekutime pa marrveshje me Komandën T’onë.

 

 

Gjëja e parë që mund të spiunohet tani jan çifutët, prandaj urdhërohesh Major të veç tek familjet, ato orthodhokse dhe ata që i mbajnë, se përgjigjen me kok për këtë gjë.

 

 

Mbetet në fuqi urdhëri im i vjeçëm, se po plasi i gjith sekreti me qindra njerëz ikin furrave, prandaj kush i spiunon pushkatohet nga ne, po i shpëtoi egzekutimit Gjerman. Gabim është dhe që të shkruaj, po s’kam rrugë tjetër urdhëri se nuk duhet të lëviz.

 

 

Duhet t’a dish se kemi kaluar në një shkallë rreziku të tillë, që unë iki i pari se përgjigjem për Beratin, pa si mëshehës që tani koka u ikën të gjithëve.

 

 

Si e qysh zgjidhe vet, maskohu dhe fillo avash që punën t’a mbarosh e shumta këto 2 dit e net. Letrën këtheje prapë me adjutantin T’im, se përgjigjet Ai për të.

 

 

 

V. T. Sh. Sh. Komandant i Përgjithshëm Ballit Kombëtar

 

 Kol. Kadri Cakrani” (Archive “Cakrani”)