Një dorë barbare zhduk një monument natyror në Qafë të Skraparit dhe organet ligjzbatuese heshtin
Një banor i Çerenishtit të Skraparit, të cilit nuk po ia themi emrin se nuk na takon ne (le t’ia thonë ata që duhet t’ia thonë, mbrojtësit e pyjeve, mbrojtësit e rendit dhe të ligjit), në mes të ditës me dielll ka prerë një pemë shumë shekullore emblematike, monumentale në mes të arave të fshatit Qafë.
E ka prerë dhe e ka grirë për qejf me motosharrë, si një njeri pylli, një njeri i egër, barbar, që kënaqet me tmerret dhe prapësitë që prodhon.
E ka bërë ktë gjë, pa patur turp, pa patur as frikë nga banorët aty, pasi aty s’ka ngelur njeri, por pa patur as frikë edhe nga ligji, që e mbron këtë pemë historike dhe monument natyre, të pashpallur zyrtarisht, por që ka qenë vendi ku mblidhej fshati, ku bëheshin debate e zgjidheshin çëshje të mëdha, ku pushonin luftëtarë të djeshëm dhe udhëtarë të sotëm.
Aty kanë kaluar natën në të fohtë e në acar ushtri dhe hordhi të huaja, osmane, greke, italiane, gjermane, por askujt nuk i vajti mendja të këpuste një degë, të bënte një flakë zjarr e të ngrohej, i vete mendja çerenishtlliut të zjejë raki me ashkëlat e saj, që më pas, pse jo ta pinë e dhe policët e shtetit dhe ata të pyjores!
Ç‘është ky vend? Ç’është ky shtet? Ç’është ky tmerr?
Mjer ne të mjerët!…Sa posht kemi rënë!