Një foto e rrallë dhe një histori e rrallë…
Njazi dhe Bukurie Çepani, dy luftëtarë të shquar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare:
Njaziu, kuadër komandues i disa njësive partizane të rëndësishme në Skrapar, komandant batalioni, komandant i Grupit III të Skraparit, deri në komandant i Brigadës së X Sulmuese;
ndërsa Bukuria, një aktiviste shumë e njohur dhe e dalluar e Gruas Antifashiste në Qarkun e Beratit dhe partizane me uniformë pranë të shoqit,
dalë në ditët e para të Çlirimit në Tiranë.
Ato ditë për ta kanë qenë në një farë mënyre edhe “Muaji i Mjaltit”, pasi komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare çiftet e reja partizane i kishte akomoduar në hotel “Dajti”, në pritje të detyrave të reja të rëndësishme, por edhe të një strehimi të përhershëm në vendet ku do të vendoseshin me punë tani e tutje.
Ndoshta aty, në ato ditë të gëzueshme të martesës por edhe të lirisë së fituar, është menduar edhe emri i fëmijës së tyre të ardhshëm, që, kur të konceptohej, nëse ishte djalë, t’ia vinin “Çlirim”, siç e maban dhe gëzon sot me nder e dinjitet ambasadori dhe diplomati i karrierës, Çlirim Çepani.