Gjetëm në qarkullim në rrjetet sociale një foto të rrallë, që e kemi kërkuar prej kohësh. E kishte hedhur një stroralli, dukej nga mbiemri.

 

 

Në foto (duke filluar nga e majta) janë fiksuar Belul Hysko, Xhevahir Hysko, Alo Hysko dhe Neim Hysko, “bilbilat” e dikurshëm të këngës së Strorës së Skraparit.  Një katërshe, që, për më shumë se një çerek shekulli, nga vitet 1960 – ’80 nuk u nda kurrë.

 

Ata ishin një, ishin unikë, si “këmisha e Nususit” mitologjik, që po ta hiqje nga trupi, hiqej me gjithë mish. Qenë, kështu bashkë, si në këtë foto, deri në vdekje. Vetëm ajo i ndau.

 

Tani për ta flitet si në përralla. Ndërsa ata ikën, zëri i tyre mbeti si një monument që i ngritën vetes në efir.

 

 

Askush deri më sot s’ka dalë t’i zëvendësojë.

 

 

Xhevahiri, Kadriu, Alua, Behluli, Neimi i dhanë shpirtin këngës popullore të trevës së Skraparit, e bënë atë autentike, të pakrahasueshme dhe të dallueshme nga të tjerat, i dhanë emrin e përveçëm “Kënga e Storës”.

 

 

 

Me interpretimin e tyre artistik, ata çuditën specialistët e muzikës popullore dhe studiuesit e folklorit. Vallet “O moj dardha rrumbullake”, vallja e sarhoshit, vallja e kënduar “Plaku, djali dhe vajza” tërhoqën vëmendjen e studiuesve dhe specialistëve të fushën, të cilët bënë edhe studime  mbi to.

 

Shumë këngë u përshtatën me variante të përpunura si kënga “Kur më rrije nën hije të fikut”, “Të shkon rruga pranë shtëpisë” etj.

 

 

S’ka më Xhevahir, Behlul, s’ka më Alo, Kardri e Neim.

 

Me atë që ata kanë bërë, me atë kontribut që kanë dhënë, mbeten një vlerë dhe pasuri jo vetëm e Strorës, jo vetëm e Skraparit, por edhe tërë kombit.

 

# (Orakujt… # Z.H