Një foto e rrallë, ikonike e një artisti shqiptar në ekspozitën ndërkombëtare “Geneva Photo Awards 2024”

Një foto e rrallë, ikonike e një artisti shqiptar në ekspozitën ndërkombëtare “Geneva Photo Awards 2024”

 

 

Fotografia, e titulluar “Ballë përballë”, është një punë artistike e fotografit shqiptar Ruzhdi Ibrahimi, që ka marrë çmim, një trofe dhe është konsideruar një nga më të mirat e ekspozitës ndërkombëtare  “Geneva Photo Awards 2024”.

 

Autori në këtë foto ka arritur të realizojë një imazh interesant, që meriton të jetë shumë më shumë se foto, një shprehje e natyrshme e ndeshjes dhe triumfit, e asaj që përfaqëson fati ynë. Ky fokus mund të jetë i rastësishëm, por nuk mund të lexohet vetëm si një ligjësi e jetës së egër.

 

 

“Ballë përballë”, më shumë se një foto e jashtëzakonshme, mesazhi që përcjell imazhi, merr një kuptim dhe vlerësim të disafishtë, pasi bëhet fjalë për një shqiponjë që sfidon një dhelpër. Shqiponja, shpendi ynë i flamurit dhe simboli ynë kombëtar, në këtë moment të fiksuar nga Ruzhdi Ibrahimi, tregon jo vetëm një çast të natyrës së egër, shpërfaqë gjithashtu mesazhin e betejave të pafundme që shqiptarët kanë patur dhe triumfuar në dhelpëri që janë bërë dhe bëhen fatit tonë historik.

 

 

Ky aktivitet, kjo fotografi, kjo fitore e fotografit shqiptar, është gjithëpoaq mbështetje dhe inkurajimi për fotografët e “Jetës së Egër”, është një zë i fuqishëm në mbrojtje të natyrës dhe botës së egër, të habitatit të tyre, që kërcënohet nga shkatërrimi.