Një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë në Shqipëri, toleranca fetare
Kujtim Baze
kryetari i Shoqatës Kulturore Bektashiane Lushnje
Kjo foto mbresëlënëse është bërë dje në ceremoninë e 106-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, një ngjarje madhore e historisë së Shqipërisë, e cila jetësoi pavarësinë e Shqipërisë dhe vëndosi gurin e themelit të parlamentarizmit.

Por le ta lëmë pak çaste mënjanë ngjarjen dhe të vijmë te mëngesi i djeshëm, tek këto foto kaq kuptimplote, kaq të bukura, kaq simbolike, me mesazhe të qarta të unitetit fetar, që shfaqen shpesh, si gjithmonë, në veprimtaritë tona festive.

