Një lajm i mirë për 10 bashkitë ku kalon TAP: Një flotë me 16 mjete zjarrfikëse të kohës, 7 kamionë dhe 9 mjete Pick-up për mbrojtjen nga zjarri

Një lajm i mirë për 10 bashkitë ku kalon TAP: Një flotë me 16 mjete zjarrfikëse të kohës, 7 kamionë dhe 9 mjete Pick-up për mbrojtjen nga zjarri

Gazsjellësi Trans Adriatik i dorëzoi Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile një flotë të re prej 16 mjete zjarrfikëse. Ky dhurim është pjesë e projektit SEI për “Zhvillimin e Kapaciteteve të Ekipeve Zjarrfikës”, një investim prej 2.1 millionë euro nga ana e TAP, i cili synon të mbështesë sistemin e mbrotjes ndaj zjarrit në 10 bashki përgjatë gjurmës së tubacionit.

 

Ky projekt u zhvillua në disa etapa, duke përfshirë edhe zhvillimin e një studimi nga një institucion i specializuar, për të vlerësuar gjendjen teknike të shërbimit zjarrfikës në këto bashki. Në bazë të këtij vlerësimi, u hartua një trajnim me një kurrikul të nivelit ndërkombëtar.

 

168 zjarrfikës nga 10 bashki u trajnuan në rreth 40 ditë trajnimi. Njëkohësisht, TAP nisi një procedurë tenderimi në nivel ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë që do të siguronte flotën e mjeteve zjarrfikës.

 

Flota e re e mjeteve zjarrfikës përbëhet nga 16 mjete, 7 kamionë dhe 9 mjete Pick-up dhe është në përputhje me standardet Evropiane dhe mbulohet nga të gjithë garancitë e nevojshme.

 

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP theksoi: “Krahas të gjithë përfitimeve që ky projekt sjell për ekipet zjarrfikës të Shqipërisë, do të krijojë një flotë të unifikuar në 10 bashkitë përfituese, e cila pritet të përmirësojë efiçiencën e forcave zjarrfikëse në vend.”