Një letër e panjohur e Kahreman Yllit, nënshkruar më 9 prill 1943 në Berat

Një letër e panjohur e Kahreman Yllit, nënshkruar më 9 prill 1943 në Berat

 

 …dhe një ekspoze e gjendjes moralo-politike e popullit të qarkut të Beratit në atë kohë

 

Të dashur Komandant Mestan dhe Komisari Politik Mane!

Qofshi të gjithë mirë. Më duket se edhe në zonën e atyshme po kaloni pengesat. Sot po u dërgojmë 4 palë opinga, kinina dhe aspirina. Pantallonat dhe këpucët e Manes sa t’i rregullojmë i dërgojmë. Pengesa kryesore është shok për ne këtu Financa. Me gjithë atë do të përpiqemi brenda mundësivet të plotësojmë nevojat me këpucët t’uajat.

 

Manifestimet për 7 prillin besoj se do t’i kini bërë aty në popull. Të rinjtë që po dërgojmë andej do të mbeten për agitasion deri në datën 16; në këtë datë do të kthehen këtu për 4-5 ditë dhe mandej do të hidhen prap andej për të mos u kthyer më.

 

 

Situata e mbrëndshme – Korça ende e bllokuarë.

 

Në Vlorë ende situata s’është skjaruarë. Vazhdojnë bisedimet për dorëzimin e oficeravet që janë rob.

 

Qeverrija nga formimi i gjendarmaris në Jugë po heq dorë se nuk po i del gjë.

 

Mustafa Kruja përpiqet t’i lozë gjithnjë letrat politike- flitet se ai mund të vijë prapë në fuqi.

 

Qeverrija ka mbetur si udhët Kryq pse nuk di ç’rrugë të mbajë. Keq me luftë, keq me të mirë – por ende nuk e ka zgjedhur rrugën e saj.

 

 

Disa t’internuarë që kanë marrë nga Korça (mbas kontrollimeve që bënë atje) i kanë sjellë në Durrës.

 

Isa Taka po vazhdon punën e tij në Myzeqe. Hamit Matjani dogji 3 shtëpi në Karbunarë, dhe pastaj nëpërmet Lushnjës shkoi nga ana e Gramshit.

E dini se Hamiti me shokë është si çetë grabiqare e Irfan Bej Ohrit, dmth. e mëkëmbësisë.

 

Kaqë sot për sot.

….

Ismail Çelos epini kurajo se ka mjaft kohë që ka mbetur vetëm.

 

Të bëhet e ditur në popull se te Urë e Zagores ka patrullë. Çdo partizan nuk do të ketë me vehte shenja që e shtjenë në kllapë.

 

Porositni partizanët se në shtëpinë e M. Shehut të mos kthehen gjithnjë se po e ekspozojmë shumë dhe po e harxhojmë.

 

 

Partizanët që kanë nevojë dhe urdhërohen prej jush vetëm ata të kthehen.

 

 

Shumë të fala.

 

Ju përshëndes me mall,

 

Bariu (Kahreman Ylli)

 

  1. 9/IV-43

V.F -.L.P.

 

 

Sqarim mbi personazhet që përmenden në letër:

 

  • “Bariu” (pseudonim lufte), është Kahreman Ylli, në atë kohë sekretar Politik i Qarkorit të Beratit.

 

 

  • Komandant Mestani (të cilit i drejtohet letra) është Mestan Ujaniku, patriot e nacionalist i njohur, komandant i Çetës së Parë të Skraparit.

 

 

  • Komisar Mane (të cilit i drejtohet letra, bashkë me Mestanin), është Mane Nishova, në atë kohë komisar politik i çetës partizane të Skraparit. Luftëtar, demokrat e patriot, vullnetar në brigadat internacionaliste në Luftën e Spanjës

 

 

 4- Hamiti, që përmendet ne letrën e K.Yllit kur sapo kishte djegur tri shtëpi ne Karbunarë, është Hamit Matjani, në atë periudhë komandant çete i Ballit Kombëtar,  organizator masakrash e kriminel. Në vitin 1953, pas një zbarkimi të fshehtë ajror në malet e veriut, u kap nga forcat e sigurimit të shtetit dhe u dënua.

 

 

8- Iniciali B. në fund të origjinalit duhet lexuar: Berat …

 


– Gërmat V.F-L.P në mbyllje të letrës janë inicialet e parullës kryesore të Frontit Antifashist, të partizaneve e simpatizantëve të LNCL.

Të plota lexohen: Vdekje Fashizmit- Liri Popullit.