Një perlë e të folurës burimore të Skraparit

Një perlë e të folurës burimore të Skraparit

 

 

Viktor Bakillari

 

Shprehja “Në mos u shtofshi, numri në vend!” (e thjeshtëzuar në: “Numri në vend”! Dmth, qw tw gjithw janw shwndoshw e mirw),  është shprehje shumë e veçantë, që gjente dikur përdorim të madh ndër pleqtë e moçëm të Skraparit,

 

Kur isha “sqepverdhë”, or tungjatjeta, e dëgjoja këtë shprehje urimore:

 

“Numri apo numrat në vend!”…

 

 

Kuptimi i saj ishte:

 

“Mos paçi humbje në njerëz të moshuar a në pleq gjatë vitit!”; pra, përdorej kur tjetri kishte pleq në shtëpi dhe nuk kishte fëmijë për të martuar; atëherë e uronin kështu që ata (për pleqtë ishte fjala) të mos iknin gjatë vitit.

 

 

Përdorim tjetër ishte edhe kur dikush vinte nga larg dhe takonte dikë të afërm dhe e pyeste i përmalluar:

 

“Hë, o! Si jeni, a jeni të gjithë mirë?

 

 

Përgjigjja:

“Faleminderit, mirë, o mirë, jemi të gjithë; numri në vend!”

 

Edhe njëherë:

 

Qofshi mirë! Në mos u shtofshi, numri (numrat) në vend!