Një perlë poetike e Petraq Kolevicës, që, edhe pse e dhimbshme, përsëri mbetet e fortë dhe e bukur
Po bëjmë një postim tjetër të një prej pesonaliteteve të lartë të kulturës shqiptare, të cilin e kemi patur kaq parë, por që, fatkeqësisht, ne i njohim kur ata vdesin.
Kaq u shtuan poshtërsitë,
Kaq u rritën marrëzitë,
Na mbytën ligësitë,
Sa kam frikë se një ditë,
Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh, kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë!
Do të lënë mall’ e gjënë;
Do braktisin babë e nënë
E s ‘do kthejnë kokën prapa,
Po do ikin me të vrapa
Larg qytetit, larg shtëpisë,
Larg, më larg prej Shqipërisë;
Më larg, më larg kësaj së mjerës,
Sikur ikin prej kolerës …