Një poezi e rrallë e një prishtalliu, kushtuar Atdheut në ditët më të vështira të tij

Një poezi e rrallë e një prishtalliu, kushtuar Atdheut në ditët më të vështira të tij

Kjo poezi është shkruar nga Sefer Omer Prishta dhe është botuar në gazetën “Albania”, më 5 nëntor të vitit 1929 në SHBA, por e shkruar që në vitin 1912.

 

Sefer Omer Prishta ka mbajtur pseudonimin “Xha Kësula”.

Vjershën po e postojmë ashtu siç është botuar, pa bërë asnjë redaktim apo korrektim:

 

 

Kujtime historike dhe ylli me bisht 

 

 

Tek po rinja pranë dritares i mejtuarë, 
Shtira syt’ e mija në qiell’ i bekuarë.
Ret’e bardha si dëbora vinin vërdallë,
Ecin grupe – grupe, t’qeta e me ngadalë,
U mblodhë t’gjitha, u bënë një e madhe,
M’u kujtua koh’e shkuar me shumë halle.
Mori formën posi mali Tomor’ i lartë,
Q’ishte foleja e trimave me levdatë.
Kur ishte armiku shekullor edhe barbar,
Më ka mbetur në zëmër një gjë pa çpjeguar.
N’atë koh dolli një yll me bisht, si kamçi,
Ndriçonte Atdhen’ e dashur, i rënë në zi.
Armiku thosh: do t’dërmohet me bishtin e tij,
Ne të gjith’me qas thërrisnim: Rrofsh moj Shqipëri!
Ardhi koha që ta përshkruaj këtë fjalë,
Se është një histori kujtimesh e rrallë.
Ardhja e qëllimi i tija u kuptua,
Ishte dërguar, ay yll, nga Perëndija,
Yll i çkelqyer e nxori jashtë Shqpërisë,
U hothnë posht zinxhrat e robërisë.
Të bashkuar të Krishter’ e Muhamedanë,
Gëzojm lirin e dëshëruar an’e mb’anë.
Duhet të punojmë pa reshtur, pa përtuarë,
Që t’arrijm lulzimin e merituarë.
Sa të ronjë bota, sa t’ronjë gjthësia,
Roftë Atdhen yn’ i dashur Shqipëra.

 

 

XHA KESULA

 

Kulmak, Gusht, 1912