Një prurje interesante
Kush është autorja?…
“Copëza” është libri i parë i botuar nga autorja Anxhela Bakiasi. Libri është një përmbledhje shkrimesh në prozë dhe në poezi të shkruara përgjithësisht përgjatë viteve të gjimnazit dhe universitetit të autores.
Pasioni dhe talenti i të shkruarit ka lindur tek ajo që në moshë të vogël dhe është zhvilluar për gjatë viteve.
Aktualisht Anxhela është asistent-lektore paranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe njëkohësisht ushtron profesionin e saj në fushën e financës pranë shoqërisë Tirana Agrikulturë.
Anxhela është e gjithashtu mjaft e përfshirë në shoqërinë civile, kryesisht në organizata me fokus kryesisht rininë dhe mbështetjen e tyre, në kuadër të të cilave ka zhvilluar shumë aktivitete.
…dhe çfarë përmban libri?
Fillova të përkthej ndjenjat në germa, vite më parë, pa menduar se një ditë do të realizoja një libër me to, se do t`indaja me të tjerët. Në çdo shkrim kam shprehur këndvështrimin tim për çështjet e trajtuara, duke u nisur nga eksperiencat e mia dhe të personave që më rrethojnë.
Kam menduar gjatë për titullin e këtijlibri, por duke u përhumbur në përshkrime, kuptova që çdo shkrim është thjesht njëcopëz e vogël, drejtuar ju dhe vetes, femrës, dashurisë, zemrës, arsyes, optimizmit, arsimit, mjerimit, bukurisë, kreativitetit, miqësisë, fëmijërisë, absolutes dhe relatives.
Jam munduar t`u përgjigjem me një shkrim situatave, që nuk mund t`I përgjigjesha në realitet, gjërave që doja të ishin ndryshe, por nuk arrija t`indryshoja, mundohesha ta bëja këtë për veten time, të krijoja një habitat ku të ishte e lirë.
Më pas, kur miqtë dhe të afermit lexonin shkrimet e mia dhe secili identifikohej me një prej tyre, ndjehesha e mrekulluar, pasi kuptoja që nukisha vetëm, se bota e vogël që kasha krijuar në destopin e laptopit tim, duhet të hapte dyert për më shumë njerëz.