Një rrugë në Çorovodë merr emrin “Izet Dyrmishi”
Dje, është zhvilluar ceremonia e emërtimit të një rruge të qytetit të Çorovodës me emrin e një prej prej personaliteteve më në zë dhe nga më aktivët e krahinës së Skraparit në dy periudha të vështira kohore, në Luftën Anti fashiste Nacionalçlirimtare dhe në periudhën e socializmit, Izet Dyrmishit.
Në këtë ceremoni, të thjeshtë në dukje, por monumentale në përmbjtje, merrnin pjesë qytetarë të të lagjes që përshkon rruga, familjarë, miq, të afërm dhe bashkëfshtarë të Izet Dyrmishit.
Merrnin pjesë gjithashtu deputeti i zonës, Nasip Naço, ish-deputeti Spartak Braho, kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Enver Naska etj.
Fjalën e hapjes e mori iniciatori i propozimit për këtë nderim, kryetari i shoqatës “Tomorri” dega Durrës, Hajri Nuhu, i cili, ndër të tjera, tha:
“Jemi mbledhur në këtë ceremoni që ka një simbolikë të veçantë. Kjo rrugë nga sot do të ketë një emër, Izet Dyrmishi. Një emër i nderuar, një personalitet që rrezatoi nëpër kohë. Një personazh nga aktivët në Luftën Nacionalçlirimtare. Një kuadër në shërbim të njerëzve edhe në periudhën e sistemit që kaloi. Një njeri që e ruajti emrin edhe nëpër vitet e demokracisë.
Ai e gdhendi emrin në kujtesën e njerëzve nga Skrapari në Tropojë, nga Kukësi e Hasi në Berat,nga Lezha në Tiranë. Një simbol i ndershmerisë, urtësisë, dashurisë, kulturës dhe respektit njerëzor. Një mbrojtës i vlerave më të mira të kësaj treve kudo që punoi.
Lëvizjet demografike këto tri dekada kanë bërë të vetën. Në Durrës jeton një komunitet i madh skraparas. Dhe të gjithë kanë komshinj, lidhje pune e shoqërore me të tjerë.Veriorët e kryesisht hasjanët e kuksianët e brezit më të hershëm ne skraparllinjve na identifikojnë me emrin e një burri të ditur, të ndjeshëm, punëtor. “Gjykoj kohën mik, po kurrë emra si ai i Izet Dyrmishit. Ai ka qënë një njeri që i bën nder Skraparit tuaj në trevat tona”!…
Këto ishin fjalët e një mësuesi e publicisti hasjan kur i thashë për këtë veprimtari.
Kohë më parë në një veprimtari të shoqatës “Tomorri” në Durrës, miqtë e mi, i mirënjohuri professor Ajli Alushani, deuteti Spartak Braho, Spartak Braho dhe publicisti Zylyftar Hoxha bënë këtë propozim, që një rruge në vendlindje ‘ti vendosej emri i tij. Propozimi u votua në njëzëri nga pjesëmarrësit.
Ndaj edhe në rolin e përfaqësuesve që propozuan e miratuan këtë vlerësim për Izet Dyrmishin, më duhet të falënderoj kryetarin e Bashkisë, zotin Adriatik Mema që mori në konsideratë propozimin dhe që është aq i ndjeshëm në vlerësimin e figurave historike dhe jo vetëm të Skraparit tonë”.
Pas zbulimit të tabelës dhe portretit të Izet Dyrmishit nga dy deputetët Nasip Naço dhe Spartak Braho, mes duartrokitjeve të të pranishmëve, fjalën e mori kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Adriatik Mema, i cili, pasi faleneroi qytetarët, familjarët dhe personalitetet politikë që merrnin pjesë në këtë veprimtari , tha:
“Të nderuar familjarë, miq dhe të afërm të familjes Dyrmishi,
Të nderuar Deputetë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Zgjodha këtë datë për këtë ceremoni modeste, ditëlindjen e tij, për të bërë kësisoj edhe Bashkinë pjesë të riteve me natyrë përkujtimore që familjarët e tij do të organizojnë.
Sot, nuk po emërtojnë njërrugë thjesht për qëllime administrimi të territorit. Jo. Po emërtojmë një rrugë, për të dëshmuar se shoqëria, në këtë rast Bashkia, si institucion shtetëror gjen mënyrën për të vlerësuar një personalitet publik me kontribute të gjithanshme dhe të jashtëzakonshme të shtrira në kohë si IzetDyrmishi.
Nga ana tjetër, me këtë akt simbolik, i dëshmojmë familjes dhe familjarëve të tij, se më i dashuri i tyre, mbetet i respektuar në çdo kohë, pse ai ka lënë pas një trashëgimi tëçmuar dhe një model të shtetarit dinjitoz, një model se si i shërbehet popullit me përunjësi dhe respekt. Dhe kjo e bën atë të pavdekshëm ne këtë kontekst.
Një individ, njëkontributor në LANÇ, por po kaq edhe në rindërtimin e vendit.
Një personalitet që gjithë jetën e tij punoi pa u lodhur, me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë profesionale, morale dhe qytetare. Një Skraparli, ndër të paktët që punoi në funksione të larta drejtuese, në Berat, Tropojë, Kukës, Lezhë e Tiranë. Ai spikati me aftësitë e tij drejtuese dhe organizative veçanërisht në veri të vendit, atje ku mjeshtërisht diti të fitojë zemrat e veriorëve, kjo falë: karakterit, ndershmërisë, paanësisë, integritetit të tij të padiskutueshëm. Përcolli dhe injektoi atje ky punoi jo vetëm vlerat dhe virtytet e familjes se tij të madhe dhe me emër, por të gjithë krahinës së Skraparit.
Një person që vështirësitë e jetës, me ikjen e shpejtë tëtë atit, e burrëruan ndoshta përpara kohe dhe e përgatitën për me shumë përgjegjësi familjare, administrative dhe shoqërore.
Kam ngelur i befasuar nga mënyra por edhe respekti me të cilin ma prezantonin figurën e Izetit doktor Ajli Alushani, Spartak Braho, Hajri Nuhudhe Zylyftar Hoxha. Jam ndjerë disi në faj (mbase jo drejtpërdrejtë) se institucionet vendore nuk e kanë lartësuar atje ku i takon një personaliteti të tillë.
Izet Dyrmishi është dhe do të mbetet një njeri i nderuar dhe respektuar, pse e tillë është gjithçka ai bëri për këtë shoqëri. Gjithë sa thashë më sipër, ju bën krenarë ju familjarëve të tij, për babain,për gjyshin për më të dashurin tuaj.
Kjo tabelë ndanë rrugës kryesore, do të jetë një shenjë që do t’i nxisë kujtime, për disa të tjerë kuriozitet, për të gjithë ata që e njohën, për të gjithë të afërmit e familjes Dyrmishi.
Pas emrit të kësaj rruge qëndron një histori e tërë e një individi që i dha gjithçka mundi kësaj shoqërie, që gjithë jetën e tij punoi me shpirt dhe ndërgjegje të lartë për avancimin e saj, për të arritur më të mirën. Ne sot po aktualizojmë trashëgiminë që ka lënë pas Izet Dyrmishi. Edhe kjo tabelë e thjeshtë, reflekton sot e në vijim histori, me fjalë të tjera: jetën, përpjekjet, sakrificat dhe arritjet e një njeriu si IzetDyrmishi.
Në përfundim, dëshiroj të falënderoj këshillin e Bashkisë për miratimin unanim të vendimit për emërtimin e kësaj rruge, me emrin e IzetDyrmishit.
Të dashur familjarë,
Babait tuaj nuk i kanë munguar vlerësimet, dekoratat, medaljet dhe urdhrat e nderit. Kjo që Bashkia po bën sot, është një akt modest por me një simbolikë të veçantë. Kohët do të kalojnë, ky qytet do të behët edhe më i bukur, edhe më i mirë, dhe të tillë do ta bëjnë edhe rrugët e tij kur ato emërtohen më dinjitarë të kalibrit të Izet Dyrmishit”.
Intersante dhe surprizuese në këtë veprimtari ishte letra që kishte dërguar nga Amerika dhe që u lexua aty, e personaliteit më në zë, që nderon dhe krenon tërë krahinën e Skraparit, profesorit Ajli Alushanit.
Ja disa pjesë të lëtrës së tij:
I dashur Adriatik,
Dëgjova që keni vendosur të përjetësoni Izet Dyrmishin, duke I vënë emrin e tij një rruge në qytetin e Çorovodës.
Ndjej kënqaësi të vërtetë kur Këshilli Bashkiak i Skraparit vlerëson një nga përfaqësuesit më tipikë të atyre qindra e mijërave të rinjve skraparllinj idealist që të frymzuar nga ideologjia në modë dhe dominuese e asj kohe, u përfshinë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, çlirimtare, çliruan vendin nga pushtuesit.
Shumë të rinj skraparllinj dhanë jetën në atë luftë për lirinë e popullit të tyre, shumë të tjerë, ndër të cilët edhe Izet Dyrmishi, u vunë në ballë të luftës ndërtimtare në Shqipërinë e prapambetur nga regjimi feudal dhe të shkatërruar nga lufta.
Dhe një nga kapitenët drejtues të këtyre përpjekjeve të popullit të popullit tonë dhe dias zonave të Shqipërisë për të arritur këta tregues, ka qenë edhe Izet Dyrmishi që ju sot e nderuar dhe e vlerësuat me të drejtë.
Skrapari dhe skraprllinjë kanë të drejtë të jenë krenarë për këto vlera dhe me të drejtë vlerësojnë ata njerëz të thjeshtë, liridashës e të ditur me kontribute të mëdha që të mos harrohen kurrë.
Vlerësimi i Izetit nga ju është një vlerësim për të gjithë ata skraparllinj që luftuan për Shqipërinë në luftë dhe pas saj, që qe një luftë edhe më e madhe jetese dhe mbijetese.
I dashur Adriatik,
Shembujt e mirë të së kaluarës dhe të sotmes të rrehit tonë duhet të n bëjnë që ne, skraparllinjëtë të duam njëri-tjetrin, ta vlerëojmë njëri-tjetrin me drejtësi e pa qefmbetje, se kështu do të na duan dhe vlerësojnë edhe të tjerët, pasi këmi nevojë. Për këtë sot, më shumë se kurrë”.
Në fund të ceremonisë, pjesëmarrësit i përshëndetën dy djemtë e Izet Dyrmishit, Triumf dhe Agim Dyrmishi, të cilët falenderuan Këshillin Bashkiak dhe kryetarin e Bashkisë Skrapar për nderimin që u bënë për të atin e tyre.