Një sqarim i detyruar, për një nga dishepujt e bektashizmit shqiptar, Baba Ali Skëndos (Baba Ali Tomorrit) dhe Dervish Iljaz Qafokut (Vërzhezha)

Një sqarim i detyruar, për një nga dishepujt e bektashizmit shqiptar, Baba Ali Skëndos (Baba Ali Tomorrit) dhe Dervish Iljaz Qafokut (Vërzhezha)

 

 

Në bindjen dhe kulturën time modeste, kam mendimin se figurat historike janë komplekse, ndaj dhe është njerëzore të tregosh edhe anën tjetër të panjohur dhe të  errët të tyre, që nuk ua ul aspak vlerën, ashtu siç nuk ua uli Nolit dhe Konicës polemika mes tyre

 

 

Gjergji Qafoku

 

Është fjala për një portal që kishte bërë një shkrim për Baba Ali Skëndon. Shumë mirë që ky portal, por edhe shumë media të tjera të shkrura apo elektronike kanë shkruar dhe shkruajë për të, sepse vëtetë është një figurë e shquar, një nga teologët, studiuesit dhe poetët më të mirë bektashi  shqiptarë. Një figurë që nuk i vjen më kulturës sonë.

 

Personalisht i përulem për gjithë vuajtjet dhe torturat në birucat e burgut të Gjirokastrës.

 

 

Ali Abedin Skëndi lindi në Shalës në vitin1893. Arsimin fillor e kreu në Berat dhe të mesmen në Kozan, Greqi.

 

 

Shkruhet Myhib në Teqen e Prishtës dhe aty shërbeu për shumë kohë.

 

 

Ishte një nga organizatorët e Kongresit Bektashi të Prishtës, ku platforma e tij fitoi, në mënyrë demokratike (me votim të fshehtë), krahas platformës së Dervish Iliazit, e vetmja pikë e përbashkët ishte: Çelja e medreses (shkollë fetare) në Sukë, Përmet.

 

 

Nga viti 1921-1923 botoi gazetën” Reforma”.

 

 

Mbajti një nga fjalimet më brilant në vitin 1924, në varrimin e Avni Rustemi, pasi e motra e A Rustemit punonte në Teqen e Dervish Iliazit, Kulmak (sipas historianit profesor Bardhosh Gaçe).

 

 

Emërohet drejtues në Teqen e Dervish Iliazit, Kulmak në shtator 1925.

 

 

Arrestohet në teqe, dhe dërgohet në burgun e Gjirojastrës, torturohet e pas një gjyqi farsë dënohet më 14- janar 1948 me vdekje!.

 

 

 

Por…

Si një njohës modest i Dervish Iliazit dua të sqaroj:

 

 

Dervish Iliazi gjeshtisi( vdiq), më 14(1) mars 1923.

 

Baba Ali Skëndo emërohet në shtator 1925, jo në vitin 1924 siç thonë gojarisht “historianët”.

 

Për Baba Ali Skëndon ka shumë libra, asnjëri nuk e thotë datën e vitin kur erdhi. Ndofta harresë e qëllishme.

 

 

 

Baba Ali Skëndo sa erdhi në Teqe, shkriu gjithë Keshillin dhe rizgjodhi një të ri.

 

 

Largoii nga të gjitha aktivitetet ndihmëse, në mënyrë të dhunshme (nuk i lejoi të futeshin në Teqe) gjithë familjarët e Dervish Iliazit, të cilët kishin ngritur shtëpi në Kulmak, ku u detyruan edhe u rikthyen në Vërzhezhë!

 

 

Nuk e përmëndi kurrë themelonjësin e Teqes, njëherë të vetme shkarazi si bemires, DervisH Iljazin.

 

 

U përpoq me të gjitha mënyrat t’i ndërronte emrin teqes: Nga teqeja e Dervish Iliazit në teqeja Kulmak, kjo duket në të gjitha shkrimet e tij ku shkruan: Baba Ali Tomori, teqeja Kulmak apo edhe në një foto të kësaj teqeje, viti  1927, teqeja Kulmak!

 

 

Hatërmbetjet në Kongresin e Prishtës paskan qënë të thella, dhe baba Ali Skëndo nuk i harroi asnjëherë!