Një veprimtari mbresëlënëse, tepër e veçantë: Bashkia e Skraparit feston 7 Marsin me mësuesit pensionistë dhe ata të larguar

Një veprimtari mbresëlënëse, tepër e veçantë: Bashkia e Skraparit feston 7 Marsin me mësuesit pensionistë dhe ata të larguar

Përmes emocionesh të veçanta mësuesit në pension festuan së bashku Ditën e Mësuesit. Një takim i organizuar me iniciativën e kryetarit të Bashkisë, Adriatik Mema, mblodhi së bashku më shumë se 60 mësuese dhe mësues, të cilët janë tashmë në pension.

 

Të gjithë sollën në këtë takim copëza nga jeta e tyre profesionale e shumë viteve më parë.

“Vlerësimi, respekti dhe mirënjohja për figurën e mësuesit, duhet të jetë një konstante e përhershme e shoqërisë”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij kryetari i Bashkisë.

Pavarësisht se ishte hera e parë që organizohej një takim i kësaj natyre, vëmendja e dretjuesve të Bashkisë ndaj mësuesve nuk ka munguar asnjëherë.

Ndonëse në mungesë, pjesë e nderimeve në këtë ditë të veçantë ishin edhe shumë mësues nga Tirana, Gjirokastra, Himara, Vlora, Elbasani, Berati, etj., që kanë shërbyer me aq profesionalizëm dhe përkushtim qytetar në Skrapar shumë e shumë vite më parë.

Me kontributin që ata kanë dhënë, do të jenë përherë të nderuar në çdo takim apo event që lidhet me arsimin në Skrapar.

Gëzuar 7 Marsin, mësuese dhe mësues të Skraparit! Të nderuar dhe respektuar qofshi gjithmonë!…