Veli Hoxha, një ndër figurat më të njohura të shtypit bujqësor shqiptar

Veli Hoxha, një ndër figurat më të njohura të shtypit bujqësor shqiptar

 

Veli Hoxha, agronom, publicist, gazetar i njohur i bujqësisë shqiptare, ka lindur në Prishtë të Skraparit më 6 gusht 1943.

 

 

I mbetur jetim që i vogël, shkollën 7-vjeçare në Berat dhe të mesmen, Teknikumin Bujqësor në Kavajë, i bëri me ndihmë shetërore nëpër konvikte.

 

 

Deri në vitrin 1965 punoi si agronom në Ndërmarrjen Bujqësore të Lushnjes

 

 

Kreu Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1970 dhe u emërua në Shtëpinë e Propagandës Bujqësore.

 

 

Që në atë periudhë e deri sot që është në pension, për 50 vjet me radhë, ka ushtruar detyrat e botuesit shkencor, sekretarit të kolegjumit, editorialistit, redaktorit dhe gazetarit të thjeshtë të terrenit në disa gazeta dhe revista të karakterit shkencor, bujqësor dhe blegtoral, si: në revistat “Bujqësia Socialiste”, “Bujqësia Shqiptare”, “Kurora e Gjelbër”, “Agrovizion“, “Buletini i Shkencave Bujqësore”, Buletini Inforrmativ për Pyjet” etj.

 

 

Veli Hoxha me profesor Enver Isufin dhe gazetarin veteran të bujqësisë, Fuat Memeli

 

Ka qenë redaktor, korrektor, specialist grafike dhe “gardian i gjuhës shqipe” i pothuajse të gjitha librave specifikë bujqësorë, broshurave, fletë-palosjeve propagandistike  që dilnin nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mjedisit dhe Shtëpia e Propogandës Bujqësore, por edhe i botimeve personale të kolegëve të tij të shumtë, profesorë universiteti, shkencëtarë të bujqësisë dhe blegtorisë, të cilët nuk botonin asnjë libër pa e kaluar më parë “në duart” e Veli Hoxhës dhe pa patur emrin e tij në të si redaktor, korrektor, faqosës apo grafist.

 

 

Veli Hoxha është një figurë publike, popullore, e njohur, më shumë se nga profesionalizmi si publicist dhe gazetar, nga vlerat dhe cilësitë e larta morale që gëzon dhe reflekton si njeri. Ai ka ditur dhe di të krijojë marrëdhënie të ngrohta njerëzore, ndaj dhe ka aq shumë miq, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë,

(Z. Hoxha)