Onomastika e Muzakajve: Doni emra të bukur për fëmijët tuaj? Ja sa bukur tingëllojnë edhe sot emrat e njerëzve të principatës së tyre

Onomastika e Muzakajve: Doni emra të bukur për fëmijët tuaj? Ja sa bukur tingëllojnë edhe sot emrat e njerëzve të principatës së tyre

Emri i Muzakajve del për herë të parë në vitin 1080 dhe historia e këtij fisi përfundon më 1520, 10 vjet pas shënimeve të njohura të Gjon Muzakës (1510). Dmth është një histori 5 shekullore.

 

 

Në kulmin e sundimit të tyre principata e Muzakajve pati këtë shtrirje gjeografike:

Berat (kryeqyteti Myzeqesë), Selenica, Opari, Devolli e Korça”. Përhapja e tyre shkon në vijën Durrës-Berat-Korçë.

 

 

Në trashëgiminë e tyre historike dhe kulturore që kanë lënë pas, është edhe onomastika, emrat e njerëzve.

Ata janë përdorur dëndur në të gjithë hapësirën kohore nga shekulli i 9-të gjer nga fundi i shekullit të 19-të në trevat shqiptare.

 

 

Këta emra tingëllojnë bukur edhe sot. Të tillë janë, psh, emrat:

 

Kiran,  Komita, Ana, Baxho, Migiri, Pal, Euthima, Arianit, Matran, Komen, Andrea, Porfida, Bogdan, Gjin, Elena, Gojko, Kondesha, Teodor, Vojsave, Suina, Kostandin, Gjon, Teodora, Zanfisa, Yela, Sird, Adriant etj.